Profesori i Shkencave Politike, Dragan Simeunoviq ka thënë se është e qartë se Serbia ka hequr dorë nga ideja se Kosova është krahinë autonome e saj.
Në televizionin serb ‘Prva’ analisti Simeunoviq ka komentuar vizitën e senatorin amerikan në Serbi, Ron Johnson.
“Është shumë e rëndësishme që senatori Johnson erdhi në Beograd dhe solli mesazhin se negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojnë. Po ashtu ai solli edhe udhëzimet për vazhdimin e negociatave. Është e qartë se Serbia ka braktisur idenë se Kosova është krahinë autonome e saj. Në anën tjetër kuptohet se shqiptarët nuk duan të heqin dorë nga pjesa e Serbisë Jugore”, ka deklaruar Simeunoviq, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, Johnson është duke i dhënë udhëzime të dyja palëve për të vazhduar në njëfarë mënyre negociata të frytshme.
Sa i përket ndikimit të Rusisë ai ka thënë se ajo ka ambicie në rajon dhe nuk është e vështirë të konkludohet se ruajtja e rezolutës 1244 është e dobishme për Rusinë
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova