Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Banjska i ka varrosur pozicionet e Beogradit dhe serbëve në Kosovë.
“Nuk mund t’i shpëtoj përshtypjes se aksioni në Banjskë ishte një aksion i përgjuar në të cilin keni elementë terroristë, që do të thotë se ka qenë i organizuar. Ka edhe sulm ndaj NATO-s në Zveçan dhe gjëra të tjera. E gjithë kjo e solli krizën e sigurisë në pikën e vlimit”, ka thënë ai për “Danas”.
Sipas tij, presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk e njeh mirë Kosovën. Janjiq ka thënë se Vuçiq po ta dinte, ‘ideja e çmendur e largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës nuk do të kishte ndodhur kurrë’.
“Që në momentin kur serbët u larguan nga institucionet ishte e qartë se askush nuk do t’i mbushte ato institucione, përveç Kurtit dhe aq sa i nevojitej atij në marrëveshje me grupin e Quintit”, ka thënë Janjiq.
Sipas tij, “ajo që po ndodh tash në Kosovë është përfundimi i Marrëveshjes së Ohrit”./rtk
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi