Google ADS

Analisti serb: Duhet ta pranojmë që Kosova është e pavarur

00:10 | 11 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Analisti serb Dushan Janjiq, që jeton në Beograd, ka përcjellë zhvillimet rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që kur nisi ajo me një marrëveshje fillestare në Bruksel, që kulmoi me marrëveshjen shtatë pikëshe për të në vitin 2015.

Më shumë se marrëveshje, Janjiq ka thënë se sot, sheh një mosmarrëveshje nga të dyja palët në dialog.

“Atë kohë, Serbia ka insistuar që të ketë vetëm kompetenca ekzekutive, realisht nuk ka insistuar por ka interpretuar tekstin që AKS do të ketë kompetenca ekzekutive. Në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar më 2015-të, është jashtë teme kur thuhet se s’ka kompetenca ekzekutive. Ka të bëjë për, do të thosha, mosmarrëveshjen”, ka thënë aipër InDoks.

Janjiq thotë se pala kosovare dhe ajo serbe kanë mosmarrëveshje rreth statusit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Sipas tij, të dyja shtetet Kosova e Serbia duhet ta ndryshojnë Kushtetutën.

“Në thelb ata kanë mosmarrëveshje rreth statusit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nëse do të jetë nën sistemin konstitucional të Kosovës, apo jo. Çfarë nënkupton sistemi kushtetues i tashëm ose i riu, tani kjo është pyetja. Dhe mendoj që ky është problemi kryesor i cili u dëmtua nga Gjykata Kushtetuese dhe politikanët kosovarë. Se në thelb, nëse jeni duke kuptuar procesin logjik të denormalizimit dhe dialogut, nuk përjashtohet mundësia që në fund të procesit, ju ta ndryshoni Kushtetutën tuaj. Kjo po ashtu vlen edhe për Serbinë. Serbia sigurisht që duhet ta ndryshojë”, deklaroi analisti serb.

Ai ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur nga Serbia, dhe për ta realizuar marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, Janjiç thekson se Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën

“Nëse po bisedoni për seriozisht (në dialog), asnjë lëvizje e bërë nga ana e Serbisë në dialogun e Brukselit nuk është në përputhje me Kushtetutën ekzistuese të Serbisë. Kosova është pjesë autonome, është pjesë e Serbisë – por që në të vërtetë nuk është. Realiteti që ne e dimë është se Kosova është e pavarur nga Serbia”, u shpreh ai./periskop/

Të ngjashme