Analisti shqiptar nga Amerika, Uk Lushi, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka kritikuar vendimin e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe mbështetjes që i ka dhënë Vjosa Osmani.
Ai ka sfiduar Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin të materializojnë reciprocitetin Kosovë-Serbi 100% dhe të mos shesin kopalla populliste”, ka shkruar ai.
Lushi më tej ka shkruar se si mund ta bëjnë këtë. “Shumë thjeshtë: le t’ua mundësojnë shqiptarëve në Kosovën Lindore (Luginë) të njëjtat të drejta sikur që i kanë serbët në Republikën e Kosovës. Ose, nëse Serbia nuk e pranon këtë reciprocitet, le të urdhërojnë Osmani dhe Kurti t’ua ulin serbëve të Kosovës të drejtat speciale në nivelin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc” ka shkruar Lushi.
Ai u ka bërë thirrje Osmanit dhe Kurti që mos të shesin pallavra populliste. “…pallavra demek patriotike, të cilat këmbê e krye janë popullizëm i gërditshëm dhe për mendje naive. Urdhëroni bëni vepra! Mjaft me popullizëm!”, ka shkruar ai./zyrtare/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...