Njohësi i çështjeve politike në vend Fadil Lepaja, ka bërë thirrje që të hetohet intervenimi i Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës.
Për arrestimin e drejtorit e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pasi që ka hyrë në Kosovë pa lejen e autoriteteve të vendit.
Sipas Lepajës, në rast se vërtetohet që është ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës, atëherë duhet menjëherë të merren masa në harmoni me ligjin.
“Organizatat për drejtat e njeriut, komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut, ombudspersoni etj.
Duhet të hulumtojnë, të vlerësojnë të gjitha këto pohime dhe të demantojnë me fakte, apo të konfirmojnë tejkalimin e kompetencave, përdorimin eventual të forcës së tepruar gjatë këtij operacioni”, tha Lepaja.
Ai ka theksuar se Policia e Kosovës , duhet të sillet me vendosmëri, guxim, profesionalizëm dhe në harmoni me urdhërat, me ligjet dhe kushtetutën e vendit, duke kryer detyrën, pa i shkelur të drejtat dhe liritë elementare të qytetarve dhe komuniteteve.
“Ajo çka shihej qartë, ishte trajtimi i padinjitetshëm i z. Gjuriq, në rrugët e Prishtinës ku nuk kishte asnjë nevojë që i njejti të tërhiqej zvarrë, pavarësisht qëndrimeve krejtësisht të papranueshme të tij”, është shprehur Lepaja përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”. /albeu.com/
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...