Analisti gjerman: Thaçi e Rama presion mbi Brukselin

10:45 | 21 Prill 2017
Arbresh.info

Deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, ka bërë që të ketë reagime të shumta.

Vendi fqinjë, Serbia është ‘tmerruar’ nga dëgjimi i një deklarate të tillë, nga atje ka pasur deklarata nga më të ndryshme bile duke e quajtur ide të rrezikshme një bashkim të mundshëm.

Për këtë deklaratë media serbe Telegraf, ka marr mendimin e një analisti gjerman, Bodo Weber, i cili ka thënë se deklaratat janë instrument për presion mbi Bashkimin Evropian të mos mënjanohet rajoni, vlerëson analisti gjerman Bodo Weber.

“Është ndjenja e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe përpjekja e Ramës dhe Thaçit për të ndikuar te Brukseli dhe që BE-ja të mos e mënjanoj rajonin, ka ardhur nga preokupimet me probleme dhe krizës së brendshme. Ky është mesazhi i dërguar nga ata”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme