“Që nga fillimi ishte e qartë se në fund të dialogut ndërjmet Beogradit dhe Prishtinës, do të duhej të arrihej një marrëveshje obligative për normalizimin e marrëdhënieve”.
Kështu po thotë analisti gjerman, Bodo Weber duke theksuar se detajet e marrëveshjes nuk dihen por që të dyja palët duhet të angazhohen që mos ta bllokojnë njëra tjetrën në BE.
“Duke pasur parasysh faktin se Serbia është shumë më afër anëtarësimit në BE, kjo në radhë të parë do të thotë se shteti serb nuk duhet ta pengojë rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Si anëtare e BE-së, ajo duhet ta ndryshojë politikën, dhe mos ta pengojë integrimin e Kosovës kur i plotëson kushtet”, tha Weber, transmeton lajmi.net
Sipas tij, “nuk ka asgjë të habitshme, që Vuçiq tha se para anëtarësimit në BE, duhet nënshkruar një document për normalizimin e raporteve me Kosovën”.
“Nuk e di a ishte një deklaratë e diktuar nga Burkseli apo Uashingtoni”, vazhdoi deklaratën e tij analisti gjerman.
Ai velrëson se të dyja palët duhet ta përgatisin publikun për një përfundim të dialogut me normalizim reciprok.
“Një marrëveshje e tillë duhet të pres deri në vazhdimin e dialogut, dhe Gjermania si aktor i rëndësishëm në gjithë këtë process nuk do të jetë active, pasi mungon qeveria e re”, deklaroi analisti gjerman.
Ëeber kujton se pikërisht në marrëveshjen e prillit 2013, Merkel kishte kërkuar heqjen e institucioneve paralele serbe nga Kosova.
“Unë besoj se BE-ja dëshiron ta përshpejtojë dialogun, duke synuar një marrëevshje të detyrueshme përfundimtare”, përfundon Weber.
Vuçiq dje gjatë ditës deklaroi se BE-ja nuk do ta lejojë Serbinë që të bëhet anëtare e plotë, pa një dokument për normalizmin e raporteve me Kosovën.
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...