“Që nga fillimi ishte e qartë se në fund të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të duhej të arrihej një marrëveshje obligative për normalizimin e marrëdhënieve”.
Kështu po thotë analisti gjerman, Bodo Weber, duke theksuar se detajet e marrëveshjes nuk dihen, por që të dyja palët duhet të angazhohen që të mos e bllokojnë njëra-tjetrën në BE.
“Duke pasur parasysh faktin se Serbia është shumë më afër anëtarësimit në BE, kjo në radhë të parë do të thotë se shteti serb nuk duhet ta pengojë rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Si anëtare e BE-së, ajo duhet ta ndryshojë politikën, dhe mos ta pengojë integrimin e Kosovës kur i plotëson kushtet”, tha Weber, transmeton Lajmi.net.
Sipas tij, “nuk ka asgjë të habitshme, që Vuçiq tha se para anëtarësimit në BE, duhet nënshkruar një dokument për normalizimin e raporteve me Kosovën”.
“Nuk e di a ishte një deklaratë e diktuar nga Brukseli apo Uashingtoni”, vazhdoi deklaratën e tij analisti gjerman.
Ai vlerëson se të dyja palët duhet ta përgatisin publikun për një përfundim të dialogut me normalizim reciprok.
“Një marrëveshje e tillë duhet të presë deri në vazhdimin e dialogut, dhe Gjermania si aktor i rëndësishëm në gjithë këtë proces nuk do të jetë aktive, pasi mungon qeveria e re”, deklaroi analisti gjerman.
Weber kujton se pikërisht në marrëveshjen e prillit 2013, Merkel kishte kërkuar heqjen e institucioneve paralele serbe nga Kosova.
“Unë besoj se BE-ja dëshiron ta përshpejtojë dialogun, duke synuar një marrëveshje të detyrueshme përfundimtare”, përfundon Weber.
Vuçiqi dje gjatë ditës deklaroi se BE-ja nuk do ta lejojë Serbinë që të bëhet anëtare e plotë, pa një dokument për normalizimin e raporteve me Kosovën.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...