Analisti gjerman në Këshillin për Politikë dhe Demokratizim në Berlin, Bodo Weber, gjatë vitit 2021 pret një rivendosje të vërtetë të dialogut .
Ai beson se marrëveshja përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë do të krijojë një Kosovë të re, ku komuniteti shqiptar dhe ai serb do të jetojnë të qetë pranë njëri-tjetrit.
” Unë besoj se një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse që do të kompletojë pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat kolektive dhe masat mbrojtëse për serbët e Kosovës do të duhet të krijojë një Kosovë të re, e cila nuk do të jetë kthim në 1999 ose 1989, por një shoqëri e re që do të mundësojë që komunitetet shqiptare dhe serbe mund të jetojnë të qetë pranë njëri-tjetrit për fillimin”, tha Weber për Kosovo Online.
Sipas Weber, 2020 ishte një vit në të cilin ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve u mposht përfundimisht që sipas tij, kjo ide do të kënaqte vetëm interesat personale të dy presidentëve [Thaçit dhe Vuçqit] dhe disa përfaqësuesve të papërgjegjshëm të Perëndimit.
Weber vlerëson se kjo ide do të çonte në një eksod kolektiv të serbëve në jug të Ibrit dhe se veriu i Kosovës do të përfundonte, siç tha ai, në një Serbi autokratike me një status të ngjashëm me Kurshumlinë.
Sipas analistit gjerman, rivendosja e dialogut duhet të çojë në fillimin e negociatave të mirëfillta për një marrëveshje gjithëpërfshirëse bazuar në parimet nga viti 2014, të cilat ai thotë se atëherë u pranuan nga Beogradi, respektivisht se koha për ndryshimin e kufijve në Ballkan ka kaluar.
Weber beson se Serbia duhet t’i kthehet politikës reale bazuar në faktin se, vetë është përgjegjës për humbjen e Kosovës dhe se fokusi i dialogut duhet të jetë në normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të serbëve në Kosovë.
“Unë besoj se pasi është vendosur korniza dhe parimet e negociatave, e cila përfshin, e këtë e di edhe presidenti Vuçiq, njohjen e Kosovës nga Serbia në një proces të gjatë të zbatimit të marrëveshjes përfundimtare, e cila duhet të përfundojë me pranimin e Serbisë në BE, do të gjendet zgjidhje reale për të gjitha temat e hapura bilaterale, duke përfshirë edhe këtë [njohjen e Kosovës nga Serbia]”, tha Weber.
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...