Fushata e Vjosa Osmanit ka qenë boshe dhe pa asnjë mesazh të qartë, andaj edhe dështoi të dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit.
Kështu vlerëson njëri nga analistët e çështjeve politike, Bekim Kabashi.
Ndonëse bazuar në sondazhe LDK-ë ishte e para, Kabashi në një prononcim për arbresh.info, ka thënë se Vjosa dhe LDK vazhdimisht gjatë fushatës janë marr më PDK-në dhe jo me programin e tyre.
“Bazuar në sondazhe, LDK ka qenë e para deri para fillimit te fushatës elektorale. Fushata e Vjosa Osmanit ka qenë boshe dhe pa asnjë mesazh të qartë, që do të mund të joshte elektoratin. Vjosa dhe LDK vazhdimisht në fushatë janë marrë me të kaluarën, apo me saktë me PDK ‘në, e jo me atë se çfarë i ofrojnë elektoratit nëse atyre u besohet qeverisja e vendit. Tash kur kane përfunduar zgjedhjet, neve nuk na ka ngelur në mendje asnjë slogan konkret i LDK ‘së. Pra, LDK s’ka arritur te fitoje në zgjedhje ekskluzivisht shkaku i një fushatë të dobët dhe pa mesazh”.
Madje sipas Kabashit, gjendja më mirë në teren tregohet me rastin e dështimeve të LDK-së në dy bastionet e saj.
“Gjilani dhe Prishtina, dy bastione të LDK ‘së kanë dështuar, por këtu nuk është dashur të pritej shumë nga udhëheqësit të votohej LDK, gjë te cilën nuk e arriti. Ndryshe ka ndodhur me kundër kandidatin e Vjosës, Albin Kurtin. Vetëvendosje në zgjedhjet lokale ka performuar keq në Gjilan, por Albin Kurti e ka ndryshuar gjendjen atje, duke arritur të marrë shumicën e votave në atë regjion”, ka përfunduara ai.
E një nga strategjitë e gabuar që ka dërguar LDK-në deri në humbjen e vendit të parë, është edhe mos pranimi i ofertës së koalicionit parazgjedhor me VV-në.
Të paktën kështu vlerëson profesori universitar Mazllum Baraliu.
“Nëse flasim për defektet dhe strategjitë e gabuara të LDK-së që e dërgoji deri te humbja e primatit, është mos pranimi i ofertës nga VV-ja për një koalicion parazgjedhor. Një koalicion i tillë do ti fuqizonte të dy partitë. Kështu siç janë kanë 31 ose 30 deputete. Vetëm këto dy parti e bëjnë shumicën parlamentare. Strategjiket LDK ka gabua në këtë aspekt”, ka thënë ai.
Gabimi i dytë sipas Baraliut, është edhe vetë struktura e brendshme e LDK-së.
Profesori shprehet se përkundër kandidaturës së zonjës Osmani, brenda LDK-së ka ende mospërputhje.
“E dyta ende ka në brendësin e saj edhe pas kandidaturën ka ende mos përputhje dhe fërkime të brendshme e synime të brendshme flas për pretendentet për kryetar të partisë. Vetë rezultati siç është qyteti i Gjilanit ku qeveriset nga LDK dhe nga vetë udhëheqësi i shtabit shihet se ka një rënie të madhe. LDK duhet ti gjej defektet e saja”, është shprehur Baraliu për arbresh.info.
Ndryshe, më 6 tetor, qytetaret e vendit më shumicë votash kanë vendosur që mandatar për të udhëhequr me vendin për 4 vite të jetë Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin. Të dytit në radhë janë LDK-ja, e treta me radhë ka dal PDK-ja e Kadri Veselit, ndërsa AAK e Ramush Haradinajt në koalicion me PSD-në ka dal e katërta me radhë. Vlen të theksohet se numërimi i votave nga Diaspora dhe ato me kusht ende nuk kanë përfunduar. Ndërkohë tri parti, LDK, PDK dhe Nisma kanë kërkuar rinumërim të votave /V.Selimi/Arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...