Kosova është me ushtrues detyre të Presidentit që nga 5 nëntori i vitit të kaluar e ku këtë pozitë e ushtroi Vjosa Osmani, që tani është edhe në garë për Presidenten të Kosovës.
Por kush do të jetë kundërkandidatë ndaj Vjosa Osmanit sipas analistëve pritët të jetë dikush brenda listës së Osmanit, por sipas tyre kjo çështja e kundërkandidatëve mbetet prapë vetëm çështje formale si në të kaluarën.
Analisti Nexhmedin Spahiu, theksoi se një kundër kandidatë do të jetë nga lista e Vjosa Osmanit, por që sipas tij ekziston mundësia tjetër që LVV të ketë kandidat, e kjo do të shkaktonte përçarje.
“ Po sigurisht e caktojnë dikon prej listës saj për mos me pas eventualisht ndonjë shmangej, mundet me qene dikush ndonjë deputete femen nga lista e saj. Nëse shkohet në Kuvend për votimin e presidentes votat sigurohen më përpara, edhe atëherë dështimi mundet me ndodh vetëm në rast se premton votën e te tradhton në momentin e fundit, pasi që mendohet që janë 80 deputet e kur vjen te votimi dalin 79 vota, atëherë po mendoj dështon zgjedhja përndryshe nuk do të mbahet seanca deri sa të sigurohen 80 deputet e kur të bëhet sigurimi i këtyre votave kundër kandidat do të marrin nga lista e saj për tu siguruar që mos me pas si p.sh me qenë ndonjë kandidat nga LVV mundet me ndodh që ata të VV-së me voto atë tjetrin jo Vjosen, ekziston kjo mundësi që një pjesë e tyre mos me votu Osmanin dhe në këtë mënyrë ia dështojnë zgjedhjen. Sic e dini edhe herën e kaluar kur është zgjedhur Atifete Jahjaga, znj Suzana Novobërdaliu nga AKR pati marrë vota pasi që disa nga ata nuk ishin të kënaqur me Jahjagen”, ka thënë Spahiu për Arbresh.info.
Ndërkaq analisti Fatmir Sheholli fituese të garës e shef Vjosa Osmanin.
“Shpresoj që për kundër kandidatin e Vjosa Osmanit tani më VV ka përgatitur çdo gjë, sepse siç dihet edhe herët e kaluara kjo çështje ka qene vetëm formalisht. Kush mund te jete kundër kandidat nuk është relevante sepse fituesi i garës dihet”, tha Sheholli.
Sigurimi i 80 votova është më se i nevojshëm që të kalohen dy raundet e para sipas analistit Blerim Latifi.
“Çështja është të sigurohen numrat e nevojshëm që ta bëjnë kuorumin e nevojshëm për të kaluar pa probleme dy raundet e para që kërkojnë 80 deputete në sallë, në mënyrë që pastaj të kalohet në raundin e tretë, ku presidenti mund të zgjidhet edhe me shumicën e thjeshte të deputeteve”
Sipas Latifit çështja e kundër kandidatit mbetet çështje teknike
“Kundër kandidati nëse nuk vjen nga opozita, është një çështje e thjeshte teknike, që zgjidhet nga shumica parlamentare”, përfundoi Latifi.
E sipas analistit Blerim Burjani opozita duhet të ketë në kundër kandidat
“Një kundër kandidat mund të jetë dhe duhet të jetë, por kjo çështje është e partive edhe pse opozita duhet të paraqet një kandidat të vetin ose ta propozojnë edhe ndonjë kandidat jashtë kuvendit. Kush mund të jetë është çështje e deputeteve, mund edhe pozita aktuale ta paraqet një kundër kandidat formal sepse dihet se VV voton Vjosa Osmanin, por për të plotësuar kushtet mirë të ketë edhe një kandidat” ka thënë Burjani.
Për zgjedhjen e Presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bije 80 vota për të, të deputetëve.
Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.
Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh./Arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok