Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të takojë sot presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq. Në këtë takim do të bisedohet për të çuar përpara dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, shkruan arbresh.info.
Analisti Donik Sallova në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se Thaçi nuk duhet të harrojë se është president shteti dhe jo kryetar krahinor i Kosovës ku mund të diskutojë në Bruksel me Vuçiqin siç tha ai për riorganizim territorial të Kosovës.
“Presidenti Thaçi mund të shkojë në takim, por duhet të ketë kujdes dhe të mos bëhet pjesë e te ashtuquajturit ‘dialog i brendshëm në Serbi për Kosovën’. Sikurse Thaçi duhet të kujtojë se është president i një shteti demokratik dhe republike parlamentare, ku pushteti ekzekutiv bie mbi qeverinë dhe ai me i larti legjislativ mbi parlamentin. Prandaj, do ishte mirë Thaçi të priste formimin e institucioneve të reja të Kosovës, madje të ndihmonte në krijimin e tyre, pastaj qeveria e re dhe kuvendi i ri të mbajnë në qëndrim karshi vazhdimit të institucioneve”, ka thënë ai.
Sallova ka theksuar se kandidatët e rinj për kryeministër kanë premtuar që do ta ndryshojën dialogun me Serbinë.
“ Dy kandidatët potencial për kryeministër, Haradinaj dhe Kurti, kanë premtuar që dialogun me Serbinë do ta rikonceptojnë, pra ndryshojnë. Pa këtë vendimmarrje, Thaçi nuk është i lirë të përfshihet në ndonjë farë marrëveshje të re me Serbinë. Edhe kësaj radhe ka tendencë që bisedimet të vazhdojnë mbi bazë të agjendës së Serbisë, si herët e tjera. Pikërisht kjo gjë duhet ndryshuar”, është shprehur ai.
Ndërsa sipas analistit politik Bajrush Morina bisedimet me Serbinë nuk janë prioritet i Kosovës në këto momente kur vendi është pa institucione kredibile nga zgjedhjet e 11 qershorit.
“Në thesarin burimor të kulturës shqiptare ka një fjalë popullore që thotë se ‘Stambolli digjet e ajo krihet!’. Përpjekja e Hashim Thaçit për të vazhduar bisedimet me Serbinë kur në Kosovë nuk ka as Kuvend e as Qeveri stabile e të formuara, është një tentim për “t’i privatizuar” këto bisedime për interesa private personale dhe një tentim për ‘gjunjëzim’ para Serbisë. Kujtojmë se bisedimet u ndërprenë për shkak të zgjedhjeve në Serbi dhe ato nuk vazhduan deri sa Serbia formoi institucionet e saja”, ka thënë ai për portalin arbresh.info.
Morina ka shtruar pyetjen se kujt do t’i jap llogari Presidenti Thaçi për këto bisedime.
“Tash pse po i ngutet presidentit Thaçi me këto bisedime? Kujt do t’i japë llogari ai për këto bisedime? Kuvendit të pakonstituar, Qeverisë së paformuar? Mendoj se Hashim Thaçi ka dy probleme me identitetin e tij politik e personal. Egoja e tij për të madhëruar emrin e tij është tepër e madhe dhe këmbëngulësia e tij për të kundërshtuar këto bisedime është shumë e vogël. Hashim Thaçi duket se dëshiron të jetë ‘..si Adem Peja, shko e eja’”, ka thënë ai.
Kurse politologu Blerim Burjani ka thënë për arbresh.info se edhe nëse fillon dialogu prapë nuk do të zgjidhen problemet mes dy shteteve.
“Problemi kryesor qëndron tek Beogradi i cili nuk ka fare interes për një zgjidhje të përhershme dhe normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Vetëm një presion i fuqishëm ndërkombëtar si i tipit të vendosjes së sanksioneve ekonomike Serbisë për mos normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe njohjen e Kosovës, në të kundërtën kjo është lojë e kotë që bënë bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Burjani thekson se ky dialog është vetëm riciklim i bisedimeve pasi që sipas tij Serbia vetëm lojëra monotone po tenton të bëjë.
“Njohja e Kosovës nga Serbia është dashur të kryhet kaherë nga bashkësia ndërkombëtare në të kundërtën nuk do të ndodh asnjë ndryshim ose normalizim i raporteve mes dy shteteve” ka shtuar ai.
Në takimin e sotëm ata do të shkëmbejnë mendime mbi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së tyre në korrik për të filluar përgatitjen e një faze të re të dialogut.
“Kjo punë është duke vazhduar. Përfaqësuesi i Lartë dhe dy presidentët gjithashtu do të shqyrtojnë gjendjen në zbatim të marrëveshjeve të arritura në dialog,” thuhet në njoftimin për medie të BE-së./V.Berisha/arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...