Në takimin e nesërm në Bruksel, mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, sipas këtij të fundit, tema do të jetë asociacioni dhe dinari. Analistët serbë thonë se Bashkimi Evropian do të insistojë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Ndërkohë, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, theksoi se ai nuk ka pritshmëri nga rrethi i ri i dialogut.
Në prag të takimit të ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, analistët besojnë se janë shfaqur probleme të reja në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa të vjetrat nuk janë zgjidhur.
“Janë grumbulluar probleme që kanë potencial të madh për të shkaktuar kriza, dhe mund të presim që dy negociatorët të fokusohen në çështjen e dinarit. BE-ja është e interesuar të shohë progres në rrugën drejt normalizimit dha zbatimit te Aneksit të Ohrit, pasi nuk është bërë shumë në këtë drejtim”, ka thenw Dragisha Mijaçiq, nga Grupi Punues për Kapitullin 35 të NKEU.
Konsiderohet se në vazhdimin e dialogut, si dhe në periudhën në vijim, fokusi do të jetë në çështjeje hapura, ndërsa kyç do të jetë ende zbatimi i asaj që tashmë është rënë dakord.
Bëhet e ditur se në pranverë mund të priten aktivitete diplomatike më intensive në Bruksel, në mënyrë që në muajt e ardhshëm të zbatohet pjesa më e madhe e marrëveshjes./rtk
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...