Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në vazhdimësi numër të madh të rezolutave, por që ka munguar zbatimi i tyre. Njohësit e çështjeve politike në vend e konsiderojnë joserioze miratimin e tyre dhe mos zbatimin nga ana e institucioneve. Ata kritikojnë jokorrektësinë e deputetëve për të kryer mandatin e tyre kontrollues.
Rezolutat e miratuara nga Kuvendi nuk po gjejnë zbatim në praktikë, duke mbetur vetëm zotim në letër. Përderisa opozita fajëson Qeverinë për mosrespektim të vendimeve të Kuvendit, analistët fajtorë për këtë i bëjnë të gjithë pas dallim.
Njohësi i çështjeve politike Xhavit Shala tha për Radio Kosovën se rezolutat janë vullnet i Kuvendit prandaj duhet llogari për moszbatim.
“Në momentin kur Parlamenti miraton një akt i takon Kuvendit ose Parlamentit me monitoru a po zbatohet, dhe nëse nuk zbatohet pse nuk po zbatohet. Në qoftë se akti e obligon qeverinë, deputetët po të ishin serioz , po të kishin një përfaqësim të drejtë dhe po të kishte korrektësi të deputetëve ta kryejnë mandatin e tyre kontrollues, Qeveria dhe çdo institucion tjetër në Kosovë do t’i zbatonin aktet që nxjerr parlamenti në këtë rast edhe rezolutat” tha Shala.
Ndërkaq analisti Ramush Tahiri e quan fenomen të keq moszbatimin e rezolutave, pasi po zhvlerësohet puna e institucioneve.
“Qytetari po bindet se debatet në Kuvend janë sa për sy e faqe për interesa partiake pragmatike oligarkike e grupeve të vogla të interesit ndërsa nuk është qëllimi I rezolutës të shterret me debat dhe me miratim. Asnjëherë Kuvendi nuk ka shqyrtuar zbatimin e ndonjë ligji ose ndonjë rezolute por do të duhej që të ketë komisione që e përcjellin punën që kur të miratohet ndonjë rezolutë të përcillet a po realizohet nga qeveria apo ministritë përkatëse” ka thënë Tahiri.
Imer Mushkolaj miratimin e rezolutave pa zbatim, e quan metodë për dalje nga probleme të caktuara.
“Rezolutat në masën më të madhe shërbejnë si një lloj strategjie dalëse për një çështje të caktuar apo problem të caktuar, dhe më shumë, sidomos kohëve të fundit, po shërbejnë për të qitur në pah fuqinë politike të njërit apo të tjetrit subjekt politik në Kuvendin e Kosovës, sesa që përmes tyre të arrihet të zgjidhet diçka” u shpreh Mushkolaj.
Ndërsa nga Instituti demokratik i Kosovës (KDI) që monitoron punën e Kuvendit thonë se mungesa e mekanizmave sanksionues për rezolutat ka krijuar një praktikë të moszbatimit të tyre.
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...