Pas largimit të Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës, koalicioni qeverisës tani ka humbur shumicën në legjislativ. Megjithatë, kjo nënkupton se përderisa ekzekutivi nuk e ka shumicën, në anën tjetër as opozita nuk i ka 61 vota të nevojshme për rrezimin e Qeverisë.
Por, propozimi i opozitës konkretisht i Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e një Qeverie teknike në vend prej një periudhe gjashtë mujore, po del të jetë zgjidhje e duhur për të ecur përpara drejt përspektivës evropiane.
Në një prononcim për “Indeksonline”, politologu i njohur kosovarë, Belul Beqaj ka treguar se sa janë gjasat që të formohet qeveria teknike në vendin tonë.
Beqaj thotë se ky sistem do t’iu përshtatej të gjitha partive politike pasi që sipas tij, të njëjtit nuk janë të gatshëm për zgjedhje të reja.
“Gjasat për formimin e qeverisë teknike janë reale sikur të kishim gatishmëri racionale që të mos shkojmë në zgjedhje të reja si “pula pa kokë”. Kjo periudhë do të mjaftonte për ti bërë përgatitjet e duhura ligjore dhe partiake për të filluar ndryshimi i dëshiruar. Besoj se duhet të përkrahin të gjithë ngase asnjë subjekt nuk është i përgatitur si duhet për zgjedhje të mirëfillta , e as që ekzistojnë rrethanat e mirëfillta ligjore dhe politike për këtë”, ka thënë Beqaj.
I pyetur se a mund të jetë efikase Qeveria teknike për Kosovën. Ai ka qenë optimist në këtë çështje.
“Duhet të sfidohemi edhe me këtë mundsi ngase modelet tjera pak a shumë i kemi provuar, dhe kemi ardh në këtë derexhe”, ka pohuar ai.
Beqaj ka folur edhe rreth mundësisë të mocion-mosbesimit që opozita ta përdorë ndaj qeverisë “Haradinaj”. Për këtë ai thotë se nuk mund të përjashtohet kjo mundësi.
“Nuk përjashtohet edhe kjo mundësi, por, sa janë gjasat që zgjedhjet e radhës mund të ndryshojnë politik bërjen ,nëse nuk ndryshohet sistemi zgjedhor, kushtetuta”, ka përfunduar Beqaj.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...