Qeveria në detyrë, nuk mund të ekzekutojë çdo vendim. E për këtë shkak të njëjtit po kanë vështërsi në marrjen e vendimeve. Edhe njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se qeveria në detyrë është ekzekutiv kujdestar të cilët kanë kompetenca të kufizuara. Njohësit e çështjeve politike e kushtetuese thonë që qeveria në detyrë është ekzekutiv kujdestar me kompetenca të kufizuara
Tri javë më parë, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u rrëzua.
Krejt kjo pas një mocioni mosbesimi të nisur në Kuvend nga partneri qeverisë, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Por, pavarësisht se është në detyrë gjatë kësaj kohe kjo qeveri ka marrë vendime përkitazi situatës me pandeminë covid-19.
Qeveria Kurti ka miratuar ndarjen e një pako emergjente fiskale në vlerë prej 180 milionë euro për ti ndalë në ndihmë qytetarëve.
Por njohësi i çështjeve kushtetuese, Mentor Beqiri vlerëson që edhe ndarja e këtyre mjeteve do të jetë e vështirë për shkak të kompetencave që ka qeveria në detyrë.
Më tej Beqiri tregon kufizimet që ka në vendimmarrje një qeveri në detyrë.
Kurse Albert Krasniqi nga Demokracy plus thotë që qeveria në detyrë është aktualisht qeveri kujdestare që kujdeset për punët e domosdoshme në ekzekutiv.
Por sipas tij në praktikën e qeverive në detyrë në të kaluarën është parë që secila prej tyre ka marrë vendime të çfarëdolloj.
Krasniqi vlerëson që menaxhimi i situatës me covid -19 mund të futet në njërën prej detyrave të një qeverie kujdestare.
Qeveria Kurti u rrëzua me njëzet e pesë mars përmes një mocioni të partnerit të saj të qeverisë, Lidhjes Demokratike të Kosovës./expres/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...