Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës se djeshme ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Thaçi u prit me nderime të larta shtetërore dhe siguri nga ana e autoriteteve gjermane.
Në këtë takim u diskutua për gjendjen politike të vendit, dialogun me Serbinë, zhvillimet në rajon, progresin e arritur në Kosovë e kushtet për liberalizimin e vizave. E këtë takim bilateral të Thaçit me Merkelin, analistë politikë po e vlerësojnë si të rëndësishëm për interesat e vendit. Sociologu e profesori universitar Fadil
Maloku për Indeksonline ka thënë se takimet e këtij rangu janë raste ideale që të fuqizohen interesat shtetërore e gjithëkombëtare. Sipas tij, ne duhet të ‘kapim’ këtë trend që po e ndjek gjithë bota.
“Këto takime, të këtij rangu për ne si vend i vogël, nuk janë vetëm një lloj kurtuazie që dikujt mund t’i shërbej edhe për konsum të brendshëm, por, janë edhe raste ideale që t’i fuqizojmë edhe interesat tona shtetërore e gjithëkombëtare. Ne duhet ta “kapim” këtë trend…dhe të kemi agjenda të analizuara dhe të studiuara mirë, në mënyrë që në “tregun” politik dhe atë ekonomik, të dimë se si të veprojmë dhe kah t’ia mbajmë. Sepse, si thuhet në politikë nuk ka miq të përhershëm, po ka vetëm interesa të përhershme”, ka thënë Maloku.
Maloku është shprehur se aktualisht në botë është duke ndodhur një rirreshtim i madh ekonomik, social, politik e sidomos ushtarak. “Në këtë kontekst, Gjermania si një superfuqi kontinentale, dëshiron ta ruaj, por edhe ta rris ndikimin e vetë në hapësirën ku gjendemi edhe ne, pra në Ballkanin Perëndimor. Duke kërkuar nga liderët rajonal siguri dhe stabilitet”, ka shtuar ai. Edhe njohësi tjetër, Ramush Tahiri e ka vlerësuar të suksesshëm vizitën e Thaçit në Berlin dhe takimin me kancelaren gjermane.
“Ka qenë një takim shumë i suksesshëm dhe shumë i rëndësishëm për Kosovën. Ky takim tregon për interesimin e Gjermanisë si vend lider i Bashkimit Evropian, për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe prej temave që janë diskutuar dhe prej porosisë që e ka dhënë kancelaria Merkel shihet se për Kosovën dhe për çështjet e brendshme është e rëndësishëm luftimi i korrupsionit, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, zvogëlimi i papunësisë, në mënyrë që Kosova të bëhet vend i përshtatshëm dhe i qëndrueshëm për të jetuar edhe në Bashkimin Evropian”, ka shtuar Tahiri për Indeksonline.
Sipas tij, Gjermania në këtë takim ka dëshmuar se do ta përkrah Kosovën në Samitin e Sofjes. “Nga ky takim u tregua se Gjermania me kancelaren Merkel do të përkrah Kosovën.
Po ashtu në këtë takim u treguan detyrat të cilat duhet të realizoj Kosova, që në rënd të parë janë zhvillimi i demokracisë dhe se dyti të kemi zhvillimi ekonomik, ta zvogëlojmë papunësinë dhe të jemi vend ku mbizotëron mirëqenia sociale për të gjithë”, ka përfunduar ai. Kancelaria gjermane Angela Merkel gjatë takimit me Presidentin Hashim Thaçi, ka ripërsëritur se vendi i saj është aleat i Kosovës dhe se e mbështetë rrugën e saj integruese drejtë Bashkimit Evropian. Me këtë rast Merkel ka theksuar se institucionet e Qeverisë së Kosovës duhet të përqendrohen në kriterin e fundit para liberalizimit të vizave e që është luftimi i korrupsionit dhe krimi i organizuar.
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...