U bënë pesë javë që procesi mësimor nuk ka filluar ende në vendin tonë për shkak të grevës.
Kjo si pasojë e mos arritjes së një marrëveshje mes Qeverisë Kurti dhe SBASHK-ut.
E, kjo situatë bëri që dje Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, të thërras konferencë urgjente, ku bëri thirrje që greva në arsim të ndërpritet dhe mësimi të fillojë sa më parë.
Tërnava tha se i mbështet kërkesat e mësimdhënësve por sipas tij, këto kërkesa duhet t’i kërkojnë me dialog social e jo me grevë.
“Bëj thirrje dhe apeloj te të gjithë mësimdhënësit që ta ndërprenë grevën. Ne i mbështesim kërkesat e tyre, por ato t’i kërkojnë me dialog social, jo me ndërprerje të mësimit për nxënësit. Gjithashtu apeloj te qeveria e Kosovës dhe Kuvendi që t’i dëgjojnë kërkesat e sindikalistëve dhe të gjejnë një zgjidhje sa më shpejtë për të filluar mësimi”, tha Tërnava në konferencë.
Se a ishte e nevojshme përfshirja e BIK-ut në këtë situatë, njohësi i çështjes së arsimit, Argjend Osmani, thotë se kontributi i çdokujt, është i mirëseardhur përfshirë edhe BIK-un, por për të tejkaluar nga kjo gjendje të dyja palët duhet të i kuptojnë përgjegjësitë që kanë.
“Përfshirja dhe kontributi i çdokujt, përfshirë edhe BIK-un, në situatën e krijuar në arsim është i mirëseardhur. Duhet pasur parasysh se qeveria Kurti ka pasur kohë të mjaftueshme që ta shfrytëzojë dialogun social që të mos vijë fare tek greva. Gjendja e krijuar, sjellja arrogante, fyese dhe e paprecedent e Kurti dhe Nagavcit pamundësojnë gjetjen e zgjedhjes në situatën e krijuar. Për të tejkaluar gjendjen të dyja palët duhet të kuptojnë përgjegjësitë që kanë, por edhe dëmet që janë duke u shkaktuar dhe pa humbur kohë të ulen në tavolinë të bisedimeve për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë Osmani.
Ndërsa, analistja politike, Afërdita Maliqi, ndërhyrjen e BIK-ut këtë situatë e sheh si të habitshme, po ashtu ajo thotë se fillimi i procesit mësimor ka tejkaluar çdo limit.
“Implikimin e BIK-ut e shoh si të habitshëm, sepse nuk e kam parë të reagojë në situata tjera të ndjeshme në vend. Fatkeqësisht, fillimi i mësimit ka tejkaluar çdo limit. Në këtë situatë, kur Qeveria e ka blloku komunikimin me SBAShK-un e rrjedhimisht edhe mësimin, SBAShK-u ose duhet të ndryshojë veprimet, ose ta ndërpres grevën! Kjo gjendje nuk vazhdohet ma! SBAShK-u duhet të analizojë situatën e vet dhe të marrë veprime”, tha Maliqi.
Kujtojmë se, si ndërmjetësues për arritje të një marrëveshje mes Qeverisë dhe SBASHK-u ishte Drejtoresha e Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken, edhe Avokati i Popullit por nuk arritën që të i japin fund grevës.
Ndryshe, greva në arsim ka nisur që nga 25 gushti. Grevistët filluan dialogun me qeverinë, por deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme. Mësimdhënësit duan pagë shtesë prej 100 eurove, deri në miratimin e Ligjit për paga në sektorin publik, ndërsa qeveria përmes një pakoje për mbështetjen e qytetarëve, për të gjithë zyrtarët publik do të ndajë nga 50 euro shtesë në paga nga ky muaj./Vjollca Gajraku/arbresh.info/
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...