Dialogu Serbi-Kosovë u shoqërua me tensione mes të dyja vendeve. Niveli i ri pritet të sqarojë të ardhmen e të dyja vendeve dhe ritmin drejt BE’së. Por, e ardhmja e dialogut varet nga shumë faktorë.
Naim Rashiti, drejtor i organizatës për kërkimin e politikave ballkanike “Balkans Group”, thotë se në Kosovë është i nevojshëm një konsensus i të gjitha partive për dialogun, edhe pse duket se për BE’në dialogu ka kaluar në nivel presidencial.
“Do të ketë proces edhe më tej, e do të jetë edhe më i komplikuar. Por, në të njëjtën kohë edhe më i rëndësishëm, nëse eventualisht në një fazë të caktuar do të kemi një marrëveshje. Kjo, sepse do të jetë shumë e rëndësishme për Kosovën nëse arrijmë një marrëveshje ‘Bruksel 2’, e cila do të ketë një produkt të ri”, tha Naim Rashiti për tch.
Në Beograd, dialogun e duan edhe për vete.
Sonja Stojanoviç-Gajiç, drejtore e Qendrës beogradase për Politikat e Sigurisë, thotë se kalimi i dialogut në nivel presidentësh nuk i jep rëndësi se kush dialogon, por sipas saj bëhet fjalë për tema politike, që do të diskutohen në të ardhmen. Qytetarët, thotë ajo, duan paqe.
“Qytetarët e mbështesin dialogun, pavarësisht Bashkimit Europian. Mbi 60 për qind mendojnë se duhet vazhduar, për shkak të interesave të serbëve të Kosovës dhe për të mos lënë konflikte të pazgjidhura. Por, kryesorja është se 74 për qind e serbëve thonë se nuk duhet bërë luftë dhe nuk duhet të përdoren armë, vetëm që Kosova të ngelet në përbërje të Serbisë”, tha Sonja Stojanoviç-Gajiç.
Shumica e serbëve e shohin dialogun si mundësi edhe për progresin e Serbisë. Por tensionet politike, shpesh i kthejnë takimet në Bruksel nga e para.
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...