Panelistët e Analizës Zgjedhore, kanë komentuar deklaratat e kandidatit të Vetëvendosjes për Kryeministër vendi, në lidhje me njohjen e shtetësisë së Kosovës.
Në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, Albin Kurti u ka thënë qytetarëve që kishin mbushur sallën, se Vetëvendosje e njeh shtetin e Kosovës, e respekton dhe e do atë, njofton Klan Kosova.
Një deklaratë e tillë e Kurtit po shihet si njohje e re e shtetit të Kosovës, nga analisti Gazmend Syla, i cili rëndit Vetëvendosjen si njohës të shtetësisë së vendit.
”Deklarata e Albinit vjen si njohje e 115 ose 116 pas Senegalit apo kush ka qenë”, shprehet Syla.
Ndërkaq analisti Artan Muhaxhiri, thotë se kjo është një deklaratë pozitive për Vetëvendosjen pasi u ka dhënë një sinjal të tjerëve që të mos keqpërdoret ky subjekt partiak për përfitime politike.
”Më vjen mirë për zotin Kurti që e vulosi këtë sepse të tjerët e keqpërdornin. Është një gjë e mirë për mospërdorimin e Vetëvendosjes”.
Deklaratën e fundit të Kurtit që e bëri në hapjen e fushatës zgjedhore pikërisht në qytetin e Gjilanit, po e cilëson ndryshim, analistja Luljeta Aliu, e cila në Analiza Zgjedhore të Baton Haxhiut tha se Vetëvendosje vazhdimisht po ndryshon.
”Ky është ndryshim, secili nuk ndryshon nuk stagnon. Është shumë në rregull kjo. Mustafa që tha bashkëqeverisje, ka një njollë që shumë vështirë ka me pas LDK për më tutje. Veseli iu referua Vetëvendosjes për atë ”mosnjohjen e shtetit”, njofton Klan Kosova.
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...