Intervistën me Albin Kurtin në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova, analistët e Klan Kosovës, e kanë komentuar si një ndryshim të ish-kreut të Vetëvendosjes tash kandidat për Kryeministër, njofton Klan Kosova.
Petrit Zogaj tha: “Albini ka kaluar në një rrafsh tjetër të politikës retorike, retorika e Albinit lidhet me sistemin ndërkombëtar, në një rrafsh krejt tjetër, ai po tenton t’i bëj konkurrencë të duhur koalicioneve të PDK-AAK-Nisma, e LDK-AKR-Alternativa”.
“Fjalimi i 2010 të Albinit është komplet i ndryshëm se ai tash. Tash kemi një Albin tjetër që po tenton të bëjë konkurrencë”.
Astrit Gashi: “Kurti më i ndryshëm se herë të tjera, është skajshmërisht i ndryshëm se VV e 2010-tës, dhe më i ndryshëm se zgjedhjet e kaluara, nuk e di a është kjo VV dhe ky Albin që po shohim në TV edhe në jetën reale”.
Iliri Mirena: “Pjesa e parë shkoj rreth raportëve të Kosovës me Serbinë dhe siç e pamë në një moment Kurti refuzoj të përgjigjet, arsyetimi i tij ishte se qëllimet e mija dihen dhe nuk kanë ndryshuar”.
“Nuk vërehet një Albin ndryshe prej atij të mëhershmit, vetëm nëse ia shtojmë pjesën e programit ekonomik të cilin e ka sqaruar mirë dhe një program i kapshëm, dallimi i vetëm ishte kollarja e tij”.
Dardan Gashi: “Ajo çka pashë ndryshe ishte se Albini qeshte në një emision, ndryshim të madh në çdo aspekt sidomos me ik prej temës kyçe”.
“Vetëvendosje po tenton të shndërrohet nga një parti nacional socialiste në një parti demokrate. Sot po prezantohet si një parti social demokrate dhe për mua është e mirëseardhur kjo punë”.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...