Çdo person që është larguar shkaku i pakënaqësive dhe është munduar të krijoj një listë apo edhe një parti jashtë Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka qenë iniciativë e dështuar.
Kështu mund të ndodh edhe me iniciativën e Vjosa Osmanit e cila pritet që përmes një liste të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve, raporton arbresh.info.
Kështu të paktën mendojnë ata që merren me çështjet politike në vend.
Për analistin, Fatmir Sheholli, është e ditur botërisht se cili është fati i atyre që u larguan nga LDK-ja.
“Çdo individ apo edhe subjekt që është provuar të formohet jashtë LDK, e ka qenë më herët LDK, kurrë nuk ka pasur sukses. Shembuj të tillë kemi që nga Bujar Bukoshi, pastaj LDD, e më vonë Lista Rugova etj”, ka thënë Sheholli për arbresh.info.
E se Vjosa Osmani nuk do të ketë suksesin që po e mendon jashtë listës së LDK-së, e thotë edhe analisti tjetër Shkodran Ramadani.
Madje Ramadani mendon se Osmani shkaku i mungesës së votave në një të ardhme do të shkrihet në Vetëvendosje.
“Vjosa Osmani është politikane ma serioze dhe ka ma pak skandale, ka shanse me majtë ma gjatë veten në politikë. Ajo e dinë që e vetme s’mund ta kalojë as pragun andaj po bashkëngjitet me Albin Kurtin”.
Tashmë në zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen në fillimin e viti 2021, Osmani pritet të garoj më një listë të veçante në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje./V. Selimi/arbresh.info/
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushta...