Njohësit e çështjeve politike thonë se çyshtja e presidentit është vendimtare nëse do të mbahen ose jo zgjedhjet e reja në Kosovë.
Sipas tyre tani nuk ka mundësi që të mbahen zgjedhjet, pavarësisht se opozita e kërkon një gjë të tillë.
Partnerët e koalicionit thonë se duhet të gjendet një zgjidhje për postin e presidentit, ndërsa Vetëvendosje e PDK si parti opozitare, thonë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Por, njohësit e çështjeve politike thonë se nuk ka mundësi që të këtë zgjedhje këtë vit.
Sipas analistit politik Fsinik Halimi interesi i partive politike është që kjo përbërje e Kuvendit ta zgjedh presidentin e ri.
“Nuk është reale të priten edhe 3 apo 4 muaj zgjedhje të reja. Partitë politike do të bëjnë gjithçka që është e mundur që kjo përbërje e Kuvendit të zgjedh presidentin e ri. Në rast se ai skenar dështon, zgjedhjet janë automatike. Por është pak e besueshme që tash të provokohen zgjedhje të jashtëzakonshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Fisnik Halimi.
Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija thotë se zgjedhje të jashtëzakonshme do të kemi nëse dështon zgjedhja e presidentit të ri.
“Nëse dështon zgjedhja e presidentit, alternativa e vetme është shkuarja në zgjedhje të reja të parakohshme. Por duke pasur parasysh afatet ligjore, zgjedhjet mund të bëheshin në muajin maj të vitit të ardhshëm. Ky është afati optimal që e parashohin ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës”, deklaroi Rasim Alija.
Përveç Ramush Haradinajt, deri më tani nuk ka asnjë kanditat, që e ka bërë publike kandidaturën për president të Kosovës.
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...