Njohës të procesit të integrimeve evropiane dhe zhvillimeve politike kanë komentuar sot mesazhet e kancelarit Sholc (Scholz), duke i parë ato si garanci për perspektivën evropiane.
Sipas tyre edhe angazhimi për liberalizimin e vizave, sidomos lobimi te vendet tjera paraqet shpresë për lëvizje në këtë drejtim.
Mesazhet e Sholcit (Scholz) në Kosovë për dialogun, bashkëpunimin rajonal dhe për liberalizimin e vizave, nga njohës të zhvillimeve politike po shihen si mesazhe të qarta dhe garanci për perspektivën euroatlantike.
“Ajo që ka qenë e pritshme një rigarantim i perspektivës evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor , një ridimanizim i ‘Procesit të Berlinit’ si forum i vetëm formal i cili mundëson rrugën drejt anëtarësimit në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, një kërkesë e qartë që Serbia ta njohë Kosovën”, deklaroi Taulant Kryeziu, njohës i integrimeve evropiane.
Mesazhe të tilla nga njohës të zhvillimeve politike po konsiderohen si vazhdim i politikës së ish-kancelares Merkel.
“Olaf Sholc, sikurse ish-kancelarja gjermane Merkel , në vizitën ë saj të fundit, që ishte edhe vizitë përshëndetëse, pati thënë se Ballkani Perëndimor është një nga pikat më të rëndësishme të politikës së Jashtme gjermane”, tha Blerim Canaj, ish-zëvendësambasador në Gjermani.
Ndërkaq sa i përket liberalizimin e vizave, analistët thonë se vizita e Sholcit solli shpresa për këtë proces.
“Siç është bindur vetë Gjermania, kancelari Sholc tha se do të punojë edhe me vendet tjera hezituese që të kemi lajme pozitive, por, siç dihet për shkaqe teknike nuk mund të thuhet saktë se kur kjo do të mund të realizohet”, shtoi Kryeziu./rtk/
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...