Njohja nga Ukraina për shtetin e Kosovës nuk do të arrihet, sidomos në këtë kohë kur shteti i Ukrainës është në luftë, kështu thotë për arbresh.info publicisti Musa Sabedini.
“Ukraina aktualisht i ka telashet e veta përpara dhe nuk e besoj se do të ketë kohë të merret me njohjen e Kosovës. Edhe nëse do të ndodhte kjo, besoj që do të ketë bukur një vonesë ose shtyrje derisa të ndodhë kjo”, tha ai.
Sipas tij lufta në Ukrainë është e rrezikshme edhe për vet rendin e ri botëror, sepse ka shtyrje diplomatike në relacionin SHBA-Rusi dhe në pjesën tjetër të Evropës, por sipas tij liria e Ukrainës do të vijë.
“Lufta në Ukrainë është ende thikë me dy “tehe”, edhe për vetë rendin e ri botëror, sepse kemi shtyrje diplomatike në relacionin SHBA – Rusi dhe pjesa tjetër e Evropës. Kush fiton e kush humb mbetet të shihet, por liria e Ukrainës gjithsesi do të vijë, me çfarë çmimi dhe me sa territor do të mbijetojë Ukraina sërish është në pikëpyetje”.
Ai, shton se nuk pret ndonjë ndryshim të shpejtë në politikën e jashtme të Ukrainës, sepse në momente të caktuara Ukraina mund ta shoh vetëm interesin e saj gjeostrategjik.
Sipas, publicistit Sabedini, fokusi i Kosovës duhet të përqendrohet në njohjet reale dhe në afërsinë me politikën progresive të Ukrainës, sepse Kosova është vend i vogël për ta ndihmuar luftën, por mjafton ta ruaj një status të avancuar dhe moralisht të jetë në mbështetje të popullit të Ukrainës.
“Fokusi i Kosovës duhet të përqendrohet në njohjet reale dhe gjithsesi në afërsinë me politikën progresive të Ukrainës. Kosova është e vogël dhe e pa krah për të ndihmuar luftën në Ukrainë. Mjafton ta ruaj një status të avancuar dhe moralisht në mbështetje të luftës çlirimtare të popullit të Ukrainës”, tha Sabedini.
Arbresh.info ka dërguar pyetje edhe tek Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, se a janë duke e shqyrtuar njohjen e Kosovës, por nuk është kthyer ndonjë përgjigje.
Sipas analistit Fatmir Sheholli, Kosova duhet vetëm të solidarizohet me Ukrainën dhe nuk duhet të merremi me këtë çështje, se Ukraina nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe nuk e ka ndërmend ta njohë.
“Kosova duhet vetëm të solidarizohet me këtë çështjen e Ukrainës, dhe ne nuk kemi nevojë me u marr me çështje të mëdha sepse Ukraina nuk na ka njohur dhe nuk e ka ndërmend ta njoh Kosovën, dhe shteti jonë nuk është duke bërë ndonjë gjë në drejtim të kësaj”, shtoi ai.
Rikujtojmë se, Kosova është solidarizuar me popullin ukrainas duke e mbuluar godinën e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti me flamurin e Ukrainës, dhe u është bashkuar sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kundër Rusisë./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...