Avancimi i statusit të Kosovës nga anëtarë vëzhguese në anëtare të asociuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si dhe përfshirja për herë të parë në një ngjarje në kuadër të Samitit në SHBA që përkoi me 75-vjetorin e themelimit të aleancës ushtarake më të madhe në botë, vlerësohen si hapa përafrues të Kosovës në NATO.
Qëndrimi i presidentes Vjosa Osmani në Uashington, me ftesë të presidentit Biden, ku zhvilloi takime në nivelit të lartë gjatë Samitit të NATO-së, në Prishtinë po vlerësohet se ka çuar mesazh të qartë për mundësi më të madhe të Kosovës për të ndërvepruar me NATO-n.
“Kjo më tepër është më shumë çështje politike, dhe trysnia që po i bëhet Serbisë, Aleanca Veriatlantike më në fund do ta kuptojë që duke e futur Kosovën në aleancë, duke i bërë trysni edhe 4 vendeve anëtarë të NATO-s që nuk e njohin Kosovën, sepse çdo destabilizim i Kosovës është destabilizim i Ballkanit Perëndimor dhe rrjedhimisht destabilizim i Evropës”, tha profesor universitar, Avni Islami.
“Rruga e Kosovës për në NATO kalon edhe përmes 4 vendeve mosnjohëse të NATO-s, por ftesa që iu bë Kosovës është sigurisht konfirmon kujdesin që SHBA- ka ndaj Kosovës dhe garancë që Kosova shpejtë do të përfshihet në partneritetin për paqe apo edhe në forma të tjera ndërveprimi”, tha njohësi i rrethanave politike Fidan Ukaj.
Por, jo vetëm kaq, për profesorin universitar Avni Islami, është sinjal për Serbinë dhe Rusinë që cenimi i kufijve të Kosovës është sulm edhe ndaj SHBA-së e NATO-s.
“U përçua një mesazh shumë i qartë, që çdo tentativë e Rusisë me Serbinë që ta sulmojë Kosovën, është sulm ndaj NATO, Obrien e tha qartë se shkelja e sovranitetit të Kosovës është shkelje e sovranitetit të NATO-s”, tha Islami.
Prishtina zyrtare vazhdimisht ka kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në NATO, por çështjet politike e kanë prolonguar një gjë të tillë. Së fundmi, Kosova ka avancuar statusi nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar në Asamblenë Parlamentare./rtk
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...