Për qëllime elektorale Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq para gazetarëve së bashku shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se vetëm serbët e Kosovës janë të rrezikuar. Ndërkohë që si kundërpërgjigjeve ndaj Soltenbergut për pozicionin e trupave ushtarake serbe në kufi me Kosovën, Vuçiq theksoi se Serbia vendos vetë për pozicionimin e ushtrisë.
Gjeneral Gashi në “RTK Prime”, tha se deklarata e presidentit serb, Vuçiq, në prani të shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, është jo diplomatik. Sipas tij, Vuçiq këtë e ka bërë për shkak të elektoratit të vet, sepse pas pak kohësh atje do të mbahen zgjedhjet.
Gashi më tej tha se Kosova duhet të përqendrohet të bëjë përpjekje për t’u anëtarësuar në NATO, që të jetë ofruese e sigurisë e jo absorbuese e saj.
Duke komentuar deklaratat e Vuçiqit, analisti Nuredin Ibishi vuri në pah se Serbia është anëtare në Partneritet për Paqe në kuadër të NATO-s dhe që kjo organizatë e ka përcaktuar zonën e sigurisë.
“Vuçiqi e pati pezmin ndaj lidershipit kosovar që po iu drejtohet NATO-s për çështjen e sigurisë. Adresimi i tij është që ky mandat t’i orientohet KFOR-it dhe bashkëpunimin me të, duke injoruar segmentet tjera të sigurisë së Kosovës”, deklaroi Ibishi.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...