Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që më 3 gusht ( e enjte) me votat e tyre ta zgjedhin kreun e Legjislativit dhe nënkryetarët e Parlamentit, në rast se koalicioni PAN arrin t’i siguroj 61 vota. Në këtë drejtim, monitoruesit e Kuvendit thonë se nuk duhet të ketë bllokime në zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit.
Pa votat e të paktën dy deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje apo nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, kryetari i Kuvendit nuk mund të zgjidhet. Kjo pasi që koalicioni PDK-AAK-Nisma, bashkë me pakicat arrijnë në 59 vota, ndërsa zgjedhja e kryeparlamentarit kërkon të paktën 61 vota.
Sipas Valmir Ismailit nga “Demokracia Plus”, nuk do duhej të kishte bllokadë në zgjedhjen e kryeparlamentarit.“Do të ishte mirë që këdo që subjekti politik PDK si subjekti më i madh që ka fituar vota më së shumti e propozon të votohet nga të gjithë deputetët, ose së paku të mos kundërshtohet dhe në këtë mënyrë t’i hapet rrugë edhe zgjedhjes së Qeverisë.
Në të kundërtën mund të kemi bllokadë që nuk shkon në favor të vendit, sepse edhe ashtu ne kemi shumë mangësi dhe shumë probleme që presin të zgjidhen”, tha Ismaili për Radio Kosovën.
Ndërsa Albert Krasniqi nga KDI-ja që e monitoron punën e Kuvendit thotë se kryetari i Kuvendit duhet të ketë një pranueshmëri më të madhe, përtej një shumice të thjeshtë, për faktin se ai është edhe kryetar i deputetëve të opozitës.
Andaj edhe koalicioni PAN duhet ta gjejë një person me pranueshmëri, ndërsa Vetëvendosje e koalicioni LDK-AKR-Alternativa t’i japin mbështetje.“Nuk është që kanë shumë alternativa, përveçse ta votojnë kandidatin i cili propozohet prej PAN, në mënyrë që t’i hapet rruga formimit të Qeverisë.
E tëra që mund të bëjnë është që të kërkojnë kandidat më të mirë dhe këtu PAN të mund t’iu servojnë kandidatin më të mirë dhe më të pranueshëm për shumicën e deputetëve”, tha Krasniqi.
E pikërisht Kadri Veseli ka dalë të jetë kandidati i preferuar nga koalicioni PDK-AAK-Nisma për kryetar të Kuvendit.
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...