Google ADS

Analistët flasin për sugjerimet amerikane për demarkacionin

23:46 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Amerika nuk punon në dëm të Kosovës, qëndrimet e saj lidhur me demarkimin mes Kosovës dhe Malit të Zi janë të qarta, andaj duhet ndjekur këshillat që vijnë nga ky vend.

Kështu vlerësojnë analistë dhe profesorët e të drejtës ndërkombëtare.

Profesorët dhe analistët përmendin rinegocimin dhe arbitrazhin.

Sipas tyre, nuk është në interes as të Amerikës që Kosova të humb territor, e aq më pak të ketë trazira.

Analisti politik, Ilir Ibrahimi thotë se gjithçka është lojë politike.

Ndërsa, Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Afrim Hoti deklaron se e tërë rrjedha e procesit do të varet nga të gjeturat e komisionit të ri.

Kurse profesoresha e Drejtës Ndërkombëtare dhe ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Iliriana Islami, thotë se janë dy kritere kryesore të përcaktuara nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Ditë më parë, zyrtarë të Malit të Zi janë deklaruar se nuk mund të ketë rinegocim për një marrëveshje tashmë të nënshkruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme