Roli presidentit të Francës, Emmanuel Macron, do të mund të jetë kyç për përmbylljen e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Të paktën kjo mund të kuptohet pas deklaratës së vetë Presidentit të Francës i cili është shprehur se po pret përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë në mënyrë që të përshihet në zgjidhjen e problemeve në dialogun Kosovë-Serbi.
E përfshirja e tij në këtë proces duket se nuk është e para.
Njohësi i çështjeve politike, Bekim Kabashi, në një përgjigjej dhënë arbresh.info, ka treguar se tentimi i Macronit për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë është parë edhe ne Samitin e Berlinit.
“Franca bashkë me Gjermaninë janë dy shtete që e udhëheqin Bashkimin Evropian, dhe bashkëpunimi i Merkel dhe Macron për të ndihmuar në zgjidhjen e një problemi është parë edhe në rastin e tendencës për të gjetur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo është parë edhe në Samitin e Berlinit, i organizuar bashkë nga të dy liderët e BE ‘së. Me pas u planifikua edhe Samiti i Parisit ku do të merrnin pjese vetëm liderët e Kosovës dhe Serbisë, pa ata të rajonit, por Kosova shkoi në zgjedhje dhe ky samit dështoi. Pra kjo tregon se roli i Parisit dhe presidentit Macron do të jetë kyç në këtë proces”.
E ndihmë për këtë sipas Kabashit, Macron do të ketë edhe nga SHBA.
Pasi sipas tij vetëm nuk do të mund të arrijë rezultat.
“Por duhet pasur parasysh, që Macron këtu nuk mundet asgjë të bëjë vetëm. Dihet edhe nga përvoja e kaluar, që pa ShBA-në, s’do të këtë asnjë shans të arrihet marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por siç dihet, SHBA-të, tashmë kanë dërguar Emisarin Special për Ballkanin, Matthew Palmer, dhe ata janë të përfshire në këtë proces. ShBA, Gjermania dhe Franca, pritet që ta udhëheqin këtë proces, për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje, dhe Ballkani përfundimisht të orientohet pakthyeshëm në rrugën e integrimit në BE dhe NATO, që është edhe interesi final i Aleancës Perëndimore”.
E një përfshirje e tillë do të ishte e mirëseardhur për Kosovën, thotë Fatmir Sheholli.
Sipas tij fundi i tetorit mund të jetë edhe fillimi i këtyre bisedimeve Kosovë-Serbi, krejt kjo falë ndërhyrjeve të ndërkombëtareve.
“Inkuadrimi i Emisarit të BE-së dhe tanimë po dihet përfaqësuesi amerikan, është rrugë shumë e mire për mundësinë e rifillimit të dialogut dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë. Besoj që fundi i tetorit do jetë rifillim i dialogut dhe konsideroj që deri në mars të vitit të ardhshëm (kur mbahen zgjedhjet në Serbi) do të kemi përafërsisht një marrëveshje Kosovë-Serbi”.
Kujtojmë se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë është ndërpresë me vendosjen e taksës prej 100% ndaj produkteve serbe nga ana e Kosovës.
Kjo taksë ka revoltuar palën serbe e cila është tërhequr nga dialogu me arsyen se nuk do të marrin pjesë derisa taksa të tërhiqet./V.Selimi/arbresh.info/
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...