Analistët politikë në vend, konsiderojnë që çështja e dinarit, duhet të mbyllet sa më shpejt, pasi po e pengon Kosovën në çështje më të rëndësishme, edhe pse janë skeptikë që nga takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të ketë rezultate konkrete.
Nga takimi i sotëm në Bruksel, njohës të rrethanave politike në vend, nuk presin rezultate, por ata theksojnë se është domosdoshmëri që sa më parë të arrihet një marrëveshje në mënyrë që të vazhdohet me hapa të tjerë. Analisti Artan Muhaxhiri ka thënë për Radio Kosovën, se është primare për Kosovën që sa më parë të mbyllet çështja e dinarit, pasi Kosova ka shumë tema më të rëndësishme.
“Vonesat e mëtejme të zgjidhjes së çështjes së dinarit i bëjnë më shumë dëm Kosovës, sepse hapin një shteg të problemeve e që është krejtësisht i panevojshëm dhe i cili e pengon në zgjidhjen e problemeve me prioritet siç është lobimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës te komuniteti i ministrave”, ka thënë Muhaxhiri.
Analistja Arta Tahiri vlerëson se aktualisht nuk ka frymë bashkëpunimi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk mund të sjellë rezultate konkrete, sado që ka deklarata sikurse procesi është drejt përfundimit, por për të qenë të sinqertë, nuk shihet asnjë moment frymë bashkëpunimi të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe çështjes së dinarit”, ka deklaruarTahiri.
Kjo është përpjekja e radhës që kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, së bashku me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, të gjejnë zgjidhje për çështjen e dinarit, pasi nga shkurti i këtij Banka Qendrore e Kosovës ka ndaluar pagesat me para të gatshme me dinar. Edhe pse Kosova në takimet e fundit është pajtuar me propozimin evropian, Serbia nuk është pajtuar.
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit