Pikturat e shumta, punimet e dorës, aksesorët e ndryshëm, dhuratat për shoqet janë disa nga gjërat që e karakterizojnë talentin e një vajze 12 vjeçare nga Prishtina.
Mes ëndërrave të mëdha për të ardhmen, Amra Abazi posedon një pasion dhe hobi të pa imagjinueshëm për piktura dhe jo vetëm.
Amra vijon mësimet në shkollën “Zenel Hajdini” në klasën e shtatë.
Si fëmija më i madh në familjen e saj, Amres nuk i mungon asnjë gjë për ta pasqyruar talentin përmes veprave artistike që krijon.
“Kryesisht në kohën e lirë bëjë gjëra të ndryshme, pikturojë aksesorët i bëjë vet, ndonjëherë me mamin. Prej kur kam qenë shumë e vogël kam fillu, jam merr me këto gjëra”, tha Amra.
Si një vajzë e re, Amra tashmë ka filluar të imagjinoj se çfarë do të bëjë në të ardhmen me veprat e saj.
“Tani vetëm i mbaj në shtëpi por kur të rritem mendoj të bëjë diçka dhe t’i shes. Kur të rritem do bëjë vetëm piktura dhe të bëjë gjëra të ndryshme. Mendoj edhe ta kem biznesin tim”, tha Amra.
Për realizimin e këtyre veprave, Amra e gjen diku inspirimin.
“Më shumë inspirona në imazhe të ndryshme, kur shoh piktura të ndryshme fotografi”, tha Amra.
Përveç piketuarave të ndryshme, Amra ka njohuri edhe për krijimin e dhuratave të veçanta.
E inspiruar nga videot në internet, Amra ka krijuar një kufi në formë të zemrës, të mbushur me trëndafila.
“Kjo hënë është për gjyshen për muajin e ramazanit. Kam marr një karton letër dhe me një lloj peji e kom mbështjell dhe me këto gur”, tha Amra.
“Kjo është një libër me kujtime”
“Këtë e kam punuar me pastruese të veshëve që duket si vazo me lule”, na tregon Amra.
Në mesin e gjithë këtyre veprave të shumta, Amra krijon edhe aksesor për dorë dhe për telefon.
Bukuroshja e vogël të gjitha punimet e krijuara i paraqet në rrjetet sociale të menaxhuara nga nëna e saj.
E mbushur me motivim, Amra ëndërron që një ditë talenti i saj të dal në pah.
Ne urojmë që Amra të mos ndalet asnjëherë së ëndërruari dhe shpresuari se një ditë atë do ta njeh bota duke mos munguar asnjëherë suksesi i saj./Arbresh.info/EjonaHyseni/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...