Gjendja e mjerueshme e Kamenicës, siç e quajti kandidati i AKR-së për këtë komunë, Amir Canaj, vjen si pasojë e qeverisjeve paraprake nga PDK-ja e LDK-ja.
E zgjidhjen e këtyre problemeve Canaj e parasheh në plan-programin e tij, ku në fokus të veçantë do të jetë zhvillimi i bujqësisë.
Sa i përket arsimit Canaj ka thënë që me qeverisjen e tij do të ketë subvencionim të nxënësve deri në klasë të 9-të, me nga dhjetë euro në muaj, përderisa premtoi dyfishimin e buxhetit për mbrojtje sociale.
Tutje Canaj ka premtuar edhe disa projekte për këtë komunë.
“Do të ketë investime kapitale në infrastrukture në shëndetësi, sa i përket të rinjve do të aktivizohet kinemaja dhe do të zgjerojmë terrenet sportive. Gjithashtu do të realizojmë furnizimin e mjaftueshëm me ujë, asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e ambulancës në lagjen Malësia e trajtimin e ujërave të zeza” deklaroi Amir Canaj.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...