Kandidati i AKR-së në Kamenicë Amir Canaj, premton nga 10 euro në muaj nga buxheti komunal për secilin nxënës të cikleve parafillore, fillore dhe të mesme të ulët. Ky është premtimi i parë i tij të cilin e bëri publik në urimin për fillimin e vitit të ri shkollor. Më postë është postimi i tij.
Të dashur Nxënës të Komunës së Kamenicës,
Nga dita e hënë ju do të filloni vitin e ri shkollor, betejën për nxënje të dijes. Shfrytëzoj rastin që tu përcjell urimet më të mira për këtë fillim viti shkollor.
Prindër të respektuar, siq mund ta keni dëgjuar, Unë do të garojë për ta qeverisur Kamenicën në katër vitet e ardhshme, besoj fort se së bashku me Ju do ta bëjmë shkollën më të mirë, do ta rrisim cilësinë e mësimnxënies dhe do të përmirësojmë kushtet nëpër shkolla.
Më lejoni që publikisht të ju jap premtimin e parë, Në qëverisjen time, duke filluar nga shtatori 2018, pas përfundimit të procedurave në Kuvend gjatë rishikimit nga buxheti komunal do të subvencionojmë me nga 10 euro për secilin muaj shkollor, secilin nxënës të cikleve parafillor, fillore dhe të mesme të ulët.
Ditëve të kaluara së bashku me një ekip të ekonomistëve, ne e kemi studiuar këtë qështje, dhe i kemi analizuar edhe burimet se nga do t`i sigurojmë këto mjete buxhetore.
Kjo mbështetje për fëmijët e këtyre cikleve shkollore, nuk është thjesht premtim, është Zotimi im, ndërsa në muajt në vijim do të bëjmë përpjekje që të sigurohemi se mbështetja e këtillë do të mund të bëhet edhe për nxënësit e shkollave të mesme të larta.
Na priftë e mbara.
I Juaji,
Amir Canaj, Kandidat i AKR-së për Kryetar të Kamenicës
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen