Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan i ka reaguar ashpër Komunës së Lipjanit e cila nuk po e zbaton vendimin e Ministrisë së Ambientit për të ndërprerë veprimtarinë e gurthyesit në fshatin Shalë.
Valenton Amerllahu, anëtar i kryesisë së VV-së në Lipjan, ka thënë se në komunën e Lipjanit, më saktësisht në fshatin Shalë, gurëthyesit po vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë ilegale dhe pa leje mjedisore, përkundër kërkesës së Ministrisë së Infrastrukturës karshi komunës së Lipjanit, që të ndalojë veprimtarinë e këtyre gurëthyesve.
“Kryetari i komunës, Imri Ahmeti, që nuk po zbaton vendimet qeveritare, u kishte dhënë një pëlqim këtyre bizneseve pa e cekur veprimtarinë që ato po ushtrojnë̈, duke gërryer natyrën e bukur të Shalës”, ka thënë Amerllahu./arbresh.info/
Reagimi i plotë i Amerllahut:
Komuna e Lipjanit po “mbyll sytë” karshi gurëthyesve ilegalë
Në komunën e Lipjanit, më saktësisht në fshatin Shalë, gurëthyesit po vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë ilegale dhe pa leje mjedisore, përkundër kërkesës së Ministrisë së Infrasktrukturës karshi komunës së Lipjanit, që të ndalojë veprimtarinë e këtyre gurëthyesve. Kryetari i komunës, Imri Ahmeti, që nuk po zbaton vendimet qeveritare, u kishte dhënë një pëlqim këtyre bizneseve pa e cekur veprimtarinë që ato po ushtrojnë, duke gërryer natyrën e bukur të Shalës.
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë i Kuvendit të Kosovës, ka rekomanduar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit që gurëthyesi në Shalë të Lipjanit të ndaloj punën për shkak të ndotjes.
Pas një peticioni drejtuar prej banorëve, Komisioni ka gjetur se lejimi i veprimtarisë në terren të këtij gurëthyesi përbën rrezikshmëri të lartë, dhe situata mund të eskalojë pasi që kanë ndodhur dy incidente më herët. Po ashtu kmisioni ka konstatuar se qasja në rrugë është pa shenjëzim adekuat, aksidentet mund të ndodhin, si dhe gjatë vizitës është parë se shtëpitë janë dëmtuar dhe ato edhe më tej mund të çahen gjatë minimeve. Komisioni konstaton se nevojitet ndërhyrje e menjëhershme për ndalimin e veprimtarisë përderisa operatori nuk përmbush obligimet ligjore.
Kështu, pas dhënies së këtyre rekomandimeve dhe mos posedimit të lejes mjedisore, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka nxjerrë aktvendimin me numër 2042/21 që ua ka dërguar komunës dhe operatorëve ilegalë.
Pavarësisht kësaj, gurëthyesit edhe pa leje mjedisore po vazhdojnë punën dhe komuna e Lipjanit nuk po e zbaton aktvendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.
Zbatimi i aktvendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit do të hidhte poshtë edhe një pëlqim që kryetari aktual i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i kishte dhënë këtyre gurëthyesve, të cilët po vazhdojnë funksionimin dhe po e cënojnë ambientin në komunën e Lipjanit.
Derisa, zyrtarët e kësaj komune, me indiferencë të thellë po vëzhgojnë ngjarjen dhe nuk po zbatojnë aktvendimet qeveritare, pronat dhe bukuritë e Shalës po cënohen në çdo çast.
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës