Zyrtarët amerikanë, John Erath dhe Brad Berkley, gjatë takimit që kanë zhvilluar dje me presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj nuk kanë arritur ta bindin këtë të fundit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. Ndërsa presidenti ka përsëritur qëndrimin se me asnjë kusht Kosova nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe miqësinë me SHBA-në, shkruan sot gazeta “Zëri“.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë nisur ta rrisin presionin ndaj institucioneve të Kosovës për pezullimin e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe. Për të biseduar pikërisht për çështjen e tarifës gjatë ditës së djeshme në Kosovë ka mbërritur një delegacion amerikan, i cili parashihet të qëndrojë edhe gjatë ditës së sotme në Prishtinë.
Delegacioni i udhëhequr nga John Erath, kryeshef për Çështjet Evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane, ka zhvilluar një takim me presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj gjatë të mërkurës. Por as pas këtij takimi Haradinaj nuk ka dhënë kurrfarë sinjali për suspendim të taksës. Duke mos folur fare për tarifën, shefi i ekzekutivit ka thënë se Kosova është e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, e cila do të rezultonte me njohje reciproke.
Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e vendit duhet ta dëgjojnë këshillën e SHBA-së, ta pezullojnë sa më shpejt masën ndaj produkteve serbe. Ndërkohë, ardhja e zyrtarëve të lartë të SHBA-së në Kosovë sipas njohësve të çështjeve politike është dëshmi se SHBA-ja sërish është kyçur në mënyrë direkte në zgjidhjen e ngërçit politik rreth Kosovës. Ndaj sipas tyre, Qeveria duhet të reflektojë dhe ta pezullojë tarifën në fjalë ashtu siç po kërkon SHBA-ja, në mënyrë që të vazhdojë procesi i dialogut Kosovë – Serbi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...