Google ADS

Amerika ngriti akuza për terrorizëm kundër Mirsad Kandiqit me origjinë nga Kosova

09:22 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara ngritën akuza për terrorizëm kundër Mirsad Kandiqit, me origjinë nga Kosova.

Kandiq, 36 vjeç, dyshohet se i është bashkuar grupit militant Shteti Islamik, katër vjet më parë, dhe se ka ndihmuar rekrutimin e njerëzve të tjerë në kauzën ekstremiste.

Ai u ekstradua nga Bosnja më 31 tetor.

Kandiq u ka thënë bashkëpunëtorëve se ai ka ndihmuar 20,000 “vëllezër” t’i bashkohen grupit, thanë prokurorët amerikanë.

Sipas tyre, Kandiq ka qenë edhe propagandues i Shtetit Islamik, duke menaxhuar mbi 100 llogari në Twitter.

Kandiq ka qenë banor i ligjshëm i SHBA-së, i cili ka jetuar në Nju Jork përpara se të udhëtonte në Stamboll në vitin 2013 për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, thanë prokurorët.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme