Me realizimin e dy takimeve në FBI ku si tema diskutimi ishin: korrupsioni publik, sekuestrimi, konfiskimi dhe terrorizmi, delegacioni i sistemit prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, ka përfunduar me sukses programin e vizitës disa ditore në Shtetet Bashkuara të Amerikës.
Edhe në këto takime, sikurse në takimet e realizuara ditëve të mëparshme, sistemi prokurorial mori mbështetje për punën e bërë, si dhe u shkëmbyen përvoja të rëndësishme në luftimin e veprave penale specifike të theksuara më lartë.
Delegacioni i sistemit prokurorial kishte në përbërje të tij anëtarë të Këshillit, një prokuror nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit si dhe përfaqësues nga administrata e Këshillit.
Realizimi i programit të kësaj vizite është bërë i mundur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, si vazhdimësi e mbështetjes dhe përkrahjes së punës së sistemit prokurorial, në ngritjen e kapaciteteve të gjithanshme të tij.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...