Zbardhja e vrasjes së tre shqiptarëve me shtetësi amerikane në vitin 1999 në Serbi mund të determinojë marrëdhëniet diplomatike në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë.
Kështu thuhet në tekstin e rezolutës që Komisioni për Punë të Jashtme i Kongresit Amerikan miratoi lidhur me ekzekutimin e vllëzerve Bytyqi.
Këta tre vëllezër ishin arrestuar në Serbi për kalim ilegal të kufirit në vitin 1999 dhe pas lirimit ishin ekzekutuar atje.
Kufomat e Yllit, Mehmetit dhe Agronit janë gjetur në vitin 2001 në një varr të pashënuar ndanë një kampi policor të trajnimit në Petrovo Selo, afër qytezës Kladovo. Duart e tyre ishin të lidhura me tel, sytë e mbështjellë me shami dhe secila kafkë kishte një vrimë plumbi: ishin ekzekutuar në vend. Ata u gjetën mbi një varreze masive që përmbantekufomat e 67 burrave dhe grave nga Kosova.
Deri më këtë ditë nuk ka të arrestuar si të akuzuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.
Në rezolutën e nxjerrë kërkohet nga Serbia, masa konkrete për zgjidhjen e këtij rasti, ose mund të dëmtohen marrëdhëniet diplomatike.
Progresi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesae tij , duhet të mbetet një faktor i rëndësishëm duke determinuar zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë.
Këtë rezolutë e bëri publike ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila tha se është e impresionuar nga vendosmëria për zgjidhjen e këtij rasti.
“Përulem para vendosshmërisë së prindërve, familjarëve dhe komunitetit Shqiptaro-Amerikan që me këmbëngulje punuan dhe nuk hoqën dorë asnjëherë nga kërkesa për drejtësi”, shkroi ajo në Facebook.
Rezolutën e plotë në gjuhën angleze mund ta lexoni këtu:
https://www.congress.gov/115/bills/hconres20/BILLS-115hconres20ih.pdf
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe