Ai vuri në dukje se është e rëndësishme që së bashku serbët dhe amerikanët përsëri të angazhohen në miqësi dhe bashkëpunim.
Scott kujtoi se ish-presidenti i SHBA-së, Woodrow Wilson, urdhëroi instalimin e flamurit serb për shkak të miqësisë së tij të ngushtë me Mihail Pupin. “Wilson e kuptoi atë që populli serb vuajti gjatë Luftës së Parë Botërore dhe donte të nderojë viktimat serbe”, tha Scott.
“Dua të theksoj se ky lloj nderimi simbolik ka ndodhur vetëm dy herë në historinë e Shteteve të Bashkuara, në fakt duke ngritur flamurin serb, ishte hera e parë në historinë amerikane që në këtë mënyrë presidenti vendosi të tregojë respekt për një komb tjetër”, tha ambasadori i SHBA.
Scott vlerësoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Serbinë në përpjekjet e saj për të zbatuar reformat e nevojshme dhe hyrjen në Bashkimin Evropian (BE), raportoi “Danas”
“Në këtë shekull të ri, qeveria amerikane ka siguruar më shumë se një miliardë dollarë ndihmë në të gjithë vendin, ndërsa organizatat bamirëse private të vendit tim vazhdojnë të mbështesin sistemin tuaj të kujdesit shëndetësor dhe ata që kanë nevojë për ndihmë”, tha Scott.
Ai shtoi se kompanitë amerikane në Serbi punësojnë 20,000 qytetarë serbë.
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje