Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka paralajmëruar se rundi final i dialogut Kosovë –Serbi do të fillojë shumë shpejt.
Ambasadori amerikan ka theksuar se viti 2018 duhet të jetë vit i suksesit të dialogut.
“Mendoj se ka gjëra që janë pozitive në dialog, mirëpo të dyja palët janë të obliguara që t’i kryejnë obligimet që tashmë i kanë marrë. Unë mendoj se 2018-ta duhet të jetë viti i suksesit të dialogut, të ecet përpara në marrëdhënien Kosovë-Serbi dhe të bëhet një përparim”, ka thënë Delawie në RTV Dukagjini.
Ambasadori Delawie më tej ka theksuar se partitë politike duhet të flasin rreth asaj se si do të jenë marrëdhëniet me Serbinë në të ardhmen.
“Mendoj se gjatë muajve të fundit kemi parë që partitë politike po flasin, dhe mendoj se kjo është shumë e mirë për situatën politike, sa i përket dialogut është e rëndësishme që partitë të flasin se si do të duken marrëdhëniet me Serbinë në të ardhmen”, u shpreh Delawie, përcjell Telegrafi.
Duke folur rreth idesë së shkëmbimit të territore si opsion që Serbia ta njoh Pavarësinë e Kosovës, ambasadori amerikan ka theksuar se SHBA-të nuk e përkrahin një ide të tillë, dhe asnjë ide tjetër që do të sillte më shumë probleme sesa zgjidhje.
“Ideja e shkëmbimit të territoreve mendoj se e bllokon mendimin kreativ të të dyja palëve se si të arrihet të një zgjidhje përfundimtare, ne nuk e mbështetim shkëmbimin e territorit e as idetë që do të shkaktonin më shumë probleme sesa zgjidhje”, tha Delawie.
Ai më tej shtoi se themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk e sheh si kërcënim për Kosovën, por mundësi e mirë për rritje të stabilitetit dhe mirëkuptimit në ato vende ku kanë munguar
Ambasadori tutje shtoi se sundimi i ligjit është prioritet dhe Qeveria duhet të punoj për këtë
“Është shumë më rëndësi që politikanët kosovarë pa marrë parasysh se a janë në Qeveri, a janë shërbyes civil apo në Kuvend duhet të zotohen që po punojnë për shtetin dhe popullin e Kosovës e jo për kushëririn, mbesën apo këdo tjetër”, u shpreh Delawie.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...