Shefi i BE-së dhe ambasadori amerikan në Beograd, kanë demantuar raportimet e mediave serbe të cilat kohëve të fundit shkruanin se do të ketë ndryshime në formatin e dialogut.
I pari që reagoi ishte Kyle Scott, ambasador i Amerikës në Serbi.
Scott theksoi se Bashkimi Evropian duhet ta vazhdojë udhëheqjen e dialogut, kurse marrëveshja finale është diçka që i takon Prishtinës dhe Beogradit.
“BE-ja po e udhëheq dialogun dhe jemi të kënaqur me formatin, mendoj se duhet të vazhdojë kështu”, tha Scott.
Edhe shefi i BE-së në Beograd, Sam Fabrici deklaroi se deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë për ndryshimin e formatit të dialogut.
Ai tha se dialogu do ta vazhdojë nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.
“Dialogu është në ndërmjetësim nga BE-ja dhe nuk ka kërkesë për ta ndryshuar formatin. Ne do të vazhdojmë të jemi pjesëmarrës në bisedime”, tha ai.
Mediat serbe gjithashtu dje raportuan për mundësinë e një konference ndërkombëtare për zgjidhjen Kosovë-Serbi.
Madje ata e cilësuan si “Rambuje e dytë”, ku fuqitë e mëdha do të ndihmonin për arritjen e një marrëveshje.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...