Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në New-York, Albert Veliu është dënuar me nëntë vjet burgim për trafikim me armë dhe pastrim parash, raporton New York Daily News.
Sipas këtyre raportimeve, Veliu është dënuar të enjten nga Gjykata Federale e Brooklin-it.
37-vjeçari ishte kapur në gusht 2017, teksa organizonte shitjen e një numri pushkësh AK-47 dhe të një raketë. Ai po ashtu raportohet se ka bërë shpëlarje parash – plot 800 mijë dollarë.
“Jam shumë i turpëruar”, ka thënë Veliu në gjykatë. “Është një vendim për të cilin do të pendohem për pjesën tjetër të ditëve të mia”.
Veliu mburrej se puna e tij në konsullatë dhe siguria e dobët që kishte aeroporti i lejoi të kontrabandonte me lehtësi./express
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...