Agjencia e Menaxhimit Emergjent të Kosovës, ka dhënë detaje për situatën me zjarre në Kosovë.
Sipas njoftimit të tyre deri në ora 12:00 të datës 03 gusht janë regjistruar vatra të reja të zjarrit në 5 rajone të Kosovës.
Sipas AME-së, situata më e renduar është në zonën Krushicë dhe Bukosh, komuna e Suharekës.
Komunikata e plotë:
Prishtinë, 03.08.2021
Si pasoje e kushteve te motit ditëve te fundit, situata nga rreziku i shpërfaqjes dhe shtrirjes se Zjarreve fushore dhe malore mori përmasa shqetësuese.
Situata me e rende paraqitej ne rajonin e Pejës- Parku Kombëtarë Bjeshkët e Nemuna, ku për te mbajtur nen kontroll gjendjen u aktivizuan te gjitha kapacitetet e shteti dhe prezencës ndërkombëtare ne Kosove KFOR .
Deri me dt. 02.08.2021 ne raportin e orës 16.00 te dhënat e marra nga sistemi i komunikimit emergjent përmes -QOE 112 ne te gjitha rajonet e Kosovës kishte mbi 110 zjarre te intensitetit dhe shtrirjes se ndryshme.
Ndërsa, situata e paraqitur me Dt. 03.08.2021 ora 12:00 nga sistemi i komunikimit emergjent i Agjencisë se Menaxhimit Emergjent është si ne vijim:
-RAJONI I PRISHTINËS:
Është raportuar për një zjarr fushorë me intensitet të ultë, në Fshati Kuzmin, komuna e F. Kosovës.
-RAJONI I PRIZRENIT:
Është raportuar për një zjarr malorë me intensitet të lartë, në zonën Krushicë dhe Bukosh, komuna e Suharekës. Zjarri është duke u zgjeruar dhe tereni i thepisur po iu vështirëson punën NJPZSh dhe Ekipeve reaguese nga FSK, ti cilët po bëjnë të pamundurën të fusin zjarrin nën kontroll, brenda ditës së sotme presim përgjigje për përkrahje nga ajri , nga Forcat e KFOR-it ( sipas njoftimeve nga QO e MPB-së) .
-RAJONI I PEJËS:
Zjarri i cili përfshiu ditë m% parë bjeshkët e Rugovës, është lokalizuar dhe po bëhen përpjekjet e fundit për futjen nën kontrolle, zjarri ende është aktiv dhe po zhvillohet presim përgjigje për përkrahje nga ajri ( rreth orës 14:00), nga Forcat e KFOR-it ( sipas njoftimeve nga QO e MPB-së) zjarri po zhvillohet me intensitet të ultë, në pjesën veriore nga Fshati . Shtupeq i madh , nga Qafa e Brodiqit; intervenimi po bëhet nga 10 pjesëtarë të NJPZSH si dhe 10 pjesëtarë nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës.
-RAJONI I GJILANIT:
Nga Rajoni i Gjilanit janë raportuar një numër i madh i zjarreve për 24 orët e fundit, ( rreth 72 ) kryesisht zjarre fushore të menaxhuara dhe lokalizuara, i vetmi që është aktiv por i kontrolluar , është një zjarr malor në Vernez, komuna e Vitisë.
-MITROVICË JUG DHE VERI:
Është raportuar për një zjarr malorë me intensitet të ultë, në Zubin Potok, zjarri ka përfshirë edhe pronën e z. Vllasnik milenko, duke i shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale. Ndërsa dje. Dt. 02.08.2021 sipas raportit nga QOE 112 Mitrovice e veriut është raportuarës se ne rajonin e Kushtove dhe Bistrica e Shalës shkaku i terrenit dhe intensitetit te zjarrit eshë kërkuar ndërhyrja nga ajri me kapacitetin e KFOR-it.
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99