Grupet ambientaliste të hënën kanë paraqitur një ankesë sipas mbikëqyrjes së energjisë në Bashkimin Evropian për të sfiduar anën ligjore të marrëveshjes 1.3 miliardësh për termocentralin e thëngjillit të planifikuar që të ndërtohet në Kosovë.
Ndërmarrja ContourGlobal e vendosur në Kosovë dhe Londër më 3 maj ka marrë në konsorcium filialet e General Electric për ndërtimin e termocentralit 500 megavatesh, i cili është i dizajnuar për të përmbushur gjysmën e kërkesës së Kosovës për energji, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Qeveria e Kosovës është zotuar që të blejë totalin e prodhimit të energjisë me kontratë 20 vjeçare, e cila pret ratifikimin në parlamentin e kësaj republike ballkanike.
Aktivistët mjedisorë kanë frikë se marrëveshja do ta tkurrte buxhetin shtetëror dhe do të çonte në rritje të kostos për konsumatorët.
Në ankesën dorëzuar organit të Komunitetit të Energjisë me bazë në Vjenë, pesë grupe mjedisore lokale dhe ndërkombëtare kanë thënë se marrëveshja nuk është në përputhje me rregullat e këtij organi “sepse ajo i siguron ContourGlobal-it një sërë përfitimesh që është padrejtësi ndaj prodhuesve të tjerë të energjisë”.
Ministri i Ekonomisë i Kosovës ka thënë se kontrata është bërë në përputhje me kërkesat e komunitetit të energjisë dhe ligjeve lokale. “Në pikëpamjen tonë kjo është çështje e argumentueshme në baza ligjore”, ka thënë Valdrin Lluka për Reuters.
Grupet kanë thënë poashtu se i është garantuar një kompanie shtetërore që të mund të blinte gjithë kapacitetet energjetike nga CountourGlobal me një çmim prej 80 euro për megavat për orë – më së shtrenjti se çmimet aktuale të energjisë elektrike në rajon.
Shteti poashtu do të garantojë “pagesë të disponueshme” ndaj kompanisë edhe kur s’ka nevojë për energji, si dhe pagesat e rrjetit ndaj ContourGlobal dhe rimburësimin për ‘merr ose paguajë’ sipas marrëveshjes së nënshkruar me minierën shtetërore të linjitit dhe sigurimin e tokës për ndërtesën.
“Të thuhet se Qeveria e Kosovës ka bërë gabim të tmerrshëm do të ishte nënvlerësim”, ka thënë Pippa Gallop nga ‘CEE Bankwatch Network’, një prej pesë grupeve që ka paraqitur ankesë.
“Çfarëdo që mund të ketë bërë që të nënshkruhet kjo kontratë absurde, i takon parlamentarëve të Kosovës, organeve publike kosovare dhe ndërkombëtare sikurse janë Komuniteti i Energjisë dhe Komisioni Evropian për t’u siguruar që të mos ratifikohet, për hirë të konsumatorëve dhe taksapaguesve kosovarë”, ka shtuar ajo.
Ndërtimi i termocentralit pritet që të nisë këtë vit. Aktualisht 90 përqind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga dy fabrika të qymyrit – Kosova A dhe Kosova B – që janë ndotësit më të mëdhenj në Evropë.
Por që Qeveria ka thënë se fabrika e re do ta zëvendësojë Kosovën A dhe do të djeg rreth 40 përqind më pak qymyr dhe poashtu do të lëshojë 20 herë më pak ndotje.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...