Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim, ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems.
Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi, e njoftoi ambasadoren Willems me efikasitetin e sistemit prokurorial, duke theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial.
Lumezi e Willems, kanë diskutuar për sundimin e ligjit si dhe për veprimet të cilat ka ndërmarrë Prokurori i Shtetit, në përmbushjen e kriterit të dytë për liberalizimin e vizave. Gjithashtu, ata kanë diskutuar për projektin të cilin është duke e mbështetur ambasada e Holandës, për forcimin e integritetit të bartësve të funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale, ku është theksuar se përpos njohjes së limiteve ligjore dhe profesionalizmit është i rëndësishëm integriteti dhe sjelljet e prokurorëve dhe gjyqtarëve në përputhje me kodin e etikës, gjë e cila vlen për të rritur besueshmërinë në sistemin prokurorial.
Po ashtu, Lumezi e Willems, kanë diskutuar për luftën kundër korrupsionit, për të cilën kryeprokurori Lumezi ka theksuar se është një element shumë i rëndësishëm drejt rrugës për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe ka theksuar sfidë kryesore e institucionit që e udhëheq, mbetet luftimi i dukurive të këqija si, luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimet e luftës, duke theksuar se pavarësisht vështirësive institucionet e drejtësisë duhet t’i tejkalojnë të gjitha këto, që të arrin rezultate më të mira në hetimin dhe ndëshkimin e krimit.
Ndërkaq, ambasadorja holandeze Willems, ka premtuar që shteti i Holandës do ta ndihmoj sistemin prokurorial, si dhe i ka dhënë mbështetje kryeprokurorit Lumezi, për punën dhe angazhimin e tij në drejtim të forcimit të sundimit të Ligjit në Kosovë.
Kryeprokurori Lumezi, ka falënderuar ambasadoren e Holandës Gerrie Willems për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep sistemit prokurorial të Kosovës.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje