Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, zhvilloi një takim lamtumirës me ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila tashmë po e përmbyll misionin e saj diplomatik në Kosovë. Ambasadorja Viets ka uruar që institucionet e reja të krijohen sa më shpejtë, duke thënë se Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe europiane.
Ministrja Tahiri vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Gjermanisë si dhe i shprehu falënderimet ambasadores gjermane Viets për kontributin e saj të madh për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy shteteve.
Ajo tha se Qeveria e Kosovës çmon lartë mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për fuqizimin e Kosovës dhe avancimin e integrimit euroatlantik të shtetit tonë. Po ashtu, ajo theksoi se roli i Gjermanisë ka qenë shumë i rëndësishëm në procesin e dialogut për fqinjësi në Bruksel, sepse i ka dhënë shtytje këtij procesi në momente të rëndësishme në të mirë të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ambasadorja Angelika Viets e ka falënderuar ministren Tahiri për ftesë për drekë lamtumirëse, duke thënë se ndjehet e kënaqur që ka mundur të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se është e gëzuar se Kosova në këtë periudhë ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilzim Asociim me BE-në, ndërkohë uroi që institucionet e reja të krijohen sa më shpejtë duke thënë se Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe evropiane. Ambasadorja Viets po ashtu vlerësoi angazhimet e Kosovës në dialogun e Brukselit, duke thënë se ky dialog është i rëndësishëm sepse i shërben paqes, fqinjësisë dhe integrimeve euroatlantike që janë qëllimet e shtetit të Kosovës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...