Ambasadorja sllovene: Pres me padurim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

09:32 | 31 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani një ditë më parë i pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e Sllovenisë, Minca Benedejçiq.

Ambasadorja sllovene, ambasadorja e parë femër e Sllovenisë në Kosovë përmes një postimi në Twitter thotë se pret me padurim thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“E nderuar t’i dorëzojë kredencialet tek presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si ambasadorja e parë femër e Sllovenisë në Kosovë. Pres me padurim të thellojmë më tej marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve tona”, ka shkruar ajo./arbresh.info/

Të ngjashme