Ambasadorja kroate në Kosovë, Danijela Barishiq ka falënderuar kryeministrin Avdullah Hoti për ndihmën e ofruar për Kroacinë pas tërmetit që ndodhi.
Barishiq këtë e bëri përmes një postimi në Twitter.
“Faleminderit kryeministër Avdullah Hoti për ndihëm dhe solidaritetin. Kryeministri Hoti i ofron ndihmë me të gjitha kapacitetet homologut kroat Plenkoviq”, ka shkruar ambasadorja Barishiq.
Ndryshe sot kryeministri Hoti i ka dërguar një letër homologut të tij kroat Plenkoviq të cilit i ka shprehur keqardhjen për viktimat e tërmetit dhe i ka ofruar mbështetjen e institucioneve të Kosovës për t’u përballur me pasojat. /Telegrafi/
Thank you PM @Avdullah for support and solidarity. Faleminderit. Kryeministri Hoti i ofron ndihmë me të gjitha kapacitetet homologut kroat Plenković https://t.co/ntL05T219M
— Danijela Barisic (@danijelabarisic) December 30, 2020
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...