Google ADS

Ambasadorja izraelite thellësisht e prekur nga mbështetja e Kosovës

20:46 | 9 Tetor 2023
E.G

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, tha se Izraeli është në orët më të errëta që prej krijimit të shtetit, që para 75 vjetëve.

“Dita e shtune që ishte ditë feste, jemi zgjuar me sirenat e alarmet që thoshin se ka sulme me raketa mbi Izraelin dhe vrapuam në strehimore duke mos kuptuar qartë se çfarë po ndodhte. Duke hapur televizionin vetëm për të zbuluar se çfarë po ndodhte ku qindra terroristë palestinezë të ‘Hamasit’ kishin thyer kufirin e Izraelit, duke hyr në fshatra izraelite, Kibuts, duke hyrë në baza ushtarake, duke masakruar familje të tëra: gra, vajza, me një sulm me të vërtetë të tmerrshëm”, tha ambasadorja Ziv për RTK.

Ajo, më tej sqaroi se deri më tani rreth 700 njerëz janë të vrarë dhe mbi 2600 të lënduar e të plagosur, ku disa prej tyre në gjendje tejet kritike dhe mbi 130 persona, gra, vajza, fëmijë të moshuar, janë të rrëmbyer, të cilët janë dërguar në Rripin e Gazës.

“Me të vërtetë është një ditë tejet e errët”, u shpreh ambasadorja Ziv.

“Jemi thellësisht të prekur e mirënjohës nga mbështetja e palëkundur e te shkëlqyeshme që kemi marrë nga miqtë tanë në Kosovë, duke përfshirë partitë në pushtet dhe në opozitë, si dhe nga njerëzit nga të gjitha shtresat kemi marrë mesazhe mbështetëse”, deklaroi ajo, derisa falënderoi se fjalët e juaja janë tejet forcuese në këtë kohë tejet të tmerrshme për Izraelin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme